Rajon
ENDRRA ME SY HAPUR E HILL/ Biserko ç’monton deklaratën e ambasadorit amerikan
Nuk është hera e parë që kryetar i Partisë për Liri dhe Drejtësi ne Serbi, Dragan Đilas, reagon ashpër ndaj daljeve publike të ambasadorit amerikan Christopher Hill, ku në mënyrë indirekte ai lavdëroi regjimin e Aleksandër Vuçiqit, pavaresisht se nga shumë organizata relevante botërore, të cilat përcaktojnë shkallën e demokracisë dhe korrupsionit në shtete, të vlerësuara si hibride, autokratike dhe tejet të korruptuara.
Kujtojme se ne daljen e fundit publike, ambasadori amerikan ne Beograd tha se “Serbia po ecën në drejtimin e duhur”, pavarësisht se 100,000 burra dhe gra po protestojnë ne rruhe kundër regjimit të Vucicit e teksa studentët kane bllokuar pothuajse të gjitha fakultetet anembanë Serbisë.
Menjëherë pas këtyre fjalëve ka reaguar Dragan Đilas, i cili e ka pyetur ambasadorin Hill se pse nuk e mbyll me mire gojen sesa te flase broçkulla
“Kjo lloj polemike apo përgjigja e liderit të partisë më të madhe opozitare në Serbi ndaj përfaqësuesit diplomatik të fuqisë më të madhe botërore, përveçse e papërshtatshme, vetëm sa i ekspozon edhe më shumë dobësitë dhe zhgënjimet e skenës opozitare” – komentoi Sonja Biserko, presidente e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut
“Fakt është se partitë opozitare janë ekspozuar ndaj shpifjeve të papara prej 12 vitesh nga Vucic dhe partia ne pushtet e drejtuar prej tij, gjë që ka ndikuar shumë në vlerësimin e opinionit ndaj tyre. Gjithashtu nuk ka patur reagime për sjelljet e Beogradit në Kosove, Mal të Zi dhe Bosnje dhe për shpifjet sistematike ndaj Kroacisë. Ne jemi dëshmitarë të një rebelimi madhështor të të rinjve që instinktivisht kane reaguar ndaj apatise se familjeve të tyre dhe ndaj një keqpërdorimi kaq të dukshëm të gjithçkaje dhe çdo gjëje nga regjimi actual” – theksoi Biserko, sipas se ciles, ata nuk mund ta sjellin te vetem ndryshimin e madh, por rebelimi i tyre është sigurisht fillimi i një procesi të ri.
Sipas Sonja Biserkos, për të kuptuar veprimet dhe deklaratat e ambasadorit Hill, sigurisht që duhet pasur parasysh konteksti më i gjerë gjeopolitik.
“Deklaratat e tij publike janë pjesë e një strategjie që synon ta lidh Serbinë sa më thellë me sferën perëndimore dhe të neutralizojë ndikimin rus që po pengon integrimin euroatlantik, dhe rrjedhimisht të gjithë rajonin.
Gjithashtu duhet pasur parasysh se popullariteti i SHBA-së është në nivel shumë të ulët për shkak të propagandës antiamerikane dhe rusofilizmit, që i karakterizon të dyja anët e politikës serbe. Ndoshta ndonjëherë Hill e tepron me lavdërimet e tij, por kjo është një pjesë e politikës së SHBA, ndaj së cilës ka shumë kundërshtime në disa qarqe në Uashington” – Potencoi Sonja Biserko