Connect with us

Kosova

Endrra me Tigrin Ekonomik të Ballkanit dhe qëllimi i Vuçiç për të qëndruar në pushtet

“Ndërsa Vuçiç mbështetet shumë tek Rusia, ai ende përpiqet të ruajë njëfarë lirie manovrimi dhe pavarësi” – tha për Radion Evropa e Lirë, Kurt Volker, ish-ambasador i SHBA-së në NATO, duke shtuar se “Ndërsa autoritetet në Serbi e paraqesin vendin si një “tigër ekonomik” me një nga normat më të larta të rritjes në Evropë, vendi ende përballet me pengesa të shumta”.

“Pozicioni i Vuçicit është, sipas disa standardeve, më i fortë se ai i Millosheviçit, i cili vdiq në vitin 2006 në burgun e Hagës, ku u gjykua për krime lufte. Kështu partia e Vuçiqit arriti të fitonte pushtetin në komunat qendrore të Beogradit ku Millosheviqi nuk mundi as në kulmin e pushtetit të tij. Nën Vuçicin, ne po shohim forcimin e nacionalizmit serb, përpjekje për të minuar Malin e Zi, përpjekje për të mbështetur (udhëheqësin serb të Bosnjës) Milorad Dodik dhe për të minuar Bosnjën dhe Hercegovinën” – theksoi Volker duke shtuar se duke pasur parasysh se pothuajse 70 për qind e tregtisë së Serbisë është me Bashkimin Evropian, shumë po pyesin nëse Vuçiq është vërtet i përkushtuar ndaj parimeve të BE-së, apo nëse ambicia e Serbisë për t’u bashkuar me të është e motivuar vetëm nga nevoja ekonomike.

“Vuçiq e drejton politikën pothuajse si një fushatë zgjedhore e përhershme: duke i mbajtur kundërshtarët e tij – madje edhe partnerët – në mbrojtje dhe duke pritur për lëvizjen e tij të radhës. Ndonëse Vuçiq ishte ai që lidhi një marrëveshje me vendet perëndimore për shfrytëzimin e litiumit, në të njëjtën kohë ai akuzon disa shërbime të sigurisë perëndimore se kanë inkurajuar protesta kundër këtij projekti dhe një “revolucion me ngjyra” për ta shkatërruar atë. Edhe pse politika e Vuçiqit duket pragmatike, ekziston rreziku që në fund partnerët ndërkombëtarë të Serbisë të humbasin besimin tek ai. Për dikë në pozicionin e tij, është si të ngasësh një biçikletë. Duhet të vazhdosh kështu, për ti mashtruar të gjithë me topat qe luan. Ky është qëllimi në vetvete I tij, vetem e vetem te qendroje sa me gjate ne pushtet” – potencoi isha ambasadori amerikan ne NATO.  

Advertisement