Connect with us

Pinknews

Eneda Tarifa dhe lajmet për romancën me baskebollistin

Prej kohësh Eneda Tarifa ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të një romance. Kishte kohë që ishte shkëputur nga tregu muzikor, por edhe nga rrjetet sociale, e më në fund “është bërë e gjallë”.

Pas kaq ditësh “zhurmë” mediatike, ajo ka zgjedhur të bëjë një postim në “Instagram” ku shkruan “Kohë e gjatë pa u parë”.

Po ku ka qenë Eneda?

Në fotot e publikuara pak kohë më parë, ajo dukej mjaft e lumtur krah një mashkulli misterioz, të cilit shumë shpejt iu zbulua identiteti.

Mashkulli që i ka rrëmbuyer zemrën këngëtares është Genti Lasku, me profesion basketbollist, por që ka qenë i angazhuar edhe në politikë, nën siglën e partisë “Bindja Demokratike”.

Kujtojmë se në vitin 2021, Astrit Patozi e ka prezantuar atë si kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare.

“Genti Lasku, një kampion race në ekipin e Tiranës. Ai ka një vizion të qartë politik dhe eksperiencën e duhur në administratën publike dhe në sipërmarrjen private për të nisur një rrugëtim të ri.

Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Shpëtimit të Jetës në Ujë, Genti mendon se sot ka ardhur dita të angazhohet fort në funksion të projektit tonë, që synon mbi të gjitha ndryshimin e ambientit politik në Shqipëri.

Të nderuar dhe krenarë që në këtë sfidë të bukur kemi në vijën e parë të sulmit një kampion si Genti”, -këto ishin fjalët e kryetarit të partisë, Astrit Patozi për kandidatin e tij gjatë prezantimit një vit më parë.

Advertisement