Connect with us

Bota

Energjia/ Britania, 3 orë ndërprerje në ditë

Mbretëria e Bashkuar/ Truss garanton: Nuk ka black out, por 3 orë ndërprerje në ditë

“Nuk ka ndërprerje të energjisë në MB”. Këtë garantoi Kryeministrja britanike Liz Truss, pavarësisht paralajmërimeve nga Operatori Kombëtar i Sistemit të Rrjetit Elektrik ESO.

Në një intervistë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Pragë, kryeministrja britanike tha se arsyeja për të cilën mori pjesë në takimin evropian është të punojë në marrëdhëniet me partnerët, për të garantuar furnizimin me energji. Megjithatë Truss theksoi se Britania e Madhe nuk do mund ta kalojë dimrin pa problem dhe se vendit mund ti imponohen ndërprerje ditore 3 orëshe, nëse furnizimet me gaz nuk plotësojnë plotësisht kërkesën.

Sipas furnizuesit të energjisë elektrike, rreziku i ndërprerjeve të përkohshme të energjisë elektrike do të mund të shmangej me ndihmën e qytetarëve, nëse do të tregoheshin më të matur në konsum.

Vitin e kaluar, 43% e energjisë elektrike të Britanisë furnizohej nga termocentralet me gaz. Lufta në Ukrainë dhe sanksionet që pasuan ndaj Rusisë kanë krijuar një krizë të paprecedentë energjetike në të gjithë Evropën, duke detyruar disa vende të kërkojnë energji të re nga burimet e karburanteve fosile.

Advertisement