Politike
Energjia/ Rama: Kinezët na konsiderojnë pika e mjaltit
“Parku i energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë, 600 MË, do të një zhvillim tejet domethënës në rrugën drejt sovranitetit energjetik, investim kompanisë amerikane CËP”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama.
Gjithashtu Rama nënvizoi se qëllimi është që Shqipëria të bëhet një vend me pavarësi të plotë energjetike.
“Energjia sektori i garave të hapura ndërkombëtare, në fund të dekadës energjia nga era dhe dielli do jenë 30%. Avantazhi i Shqipërisë në raport me Serbinë, u tha se ne jemi 100 % të gjelbër në prodhimin e energjisë dhe nuk kemi barrën t’i paguajmë të shkuarës taksën e karbonit. Ndaj edhe kompanitë e shohin me shumë. Duke u rikthyer te partneriteti trepalësh me Emiratet dhe Italinë, arsyeja se janë të fokusuar tek ne, nuk është se unë vesh atlete të bardha, por sepse Shqipëria prodhon dhe shet energji të pastër.”, tha ai, duke shtuar: “Një korrigjim shefi të madh kur tha që Shqipëria është treg i vogël, por Shqipëria është një pikë me kapacitet të madh strategjik. Ju do prodhoni nga era dhe do eksportoni sepse tregu juaj është Europa. Kinezët që janë civilizimi më i vjetër nuk do i kishin vënë syrin dhe e konsideronin Shqipërinë si pikën e mjaltit”.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se vendi ynë prej shumë kohësh ishte nën varësinë e prodhimit të energjisë nga uji, por se tani kjo gjë pritet të ndryshojë.
“Shpresojmë që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet dhe në harkun e 12 muajve pa llogaritur periudhën kur dimri është intensiv, ky park i madh i energjisë së erës në Tropojë të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë së rinovueshme në vendin tonë. Duke pasur parasysh eksperiencën e kompanisë dhe rrugëtimin e suksesshëm të kompanisë që siç e patë në hartën e pranisë së saj në Europë ka marshuar në disa vende para se të arrinte në Shqipëri, kam besim që do të përfitojmë dije të reja dhe një vlerë të shtuar në kulturën e punës dhe veprimit në një sektor kaq strategjik. Ky investim shkon në atë drejtim strategjik dhe rrugën e përmbushjes së objektivit për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë. Për një periudhë të gjatë kishim një varësi të plotë nga uji, dhe kemi trashëguar një sistem me aq shumë të çara, sa kur na ka munguar shiu kemi blerë sasi të mëdha energjie me çmime të kripura por kjo po shkon drejt fundit. Do jemi në kategorinë e atyre vendeve që kanë pavarësi të plotë”, tha ai.