Connect with us

Sport

Enis Çokaj, një garanci për të ardhmen e mesfushës kuqezi!

Enis Çokaj duket se e kishte ndarë mendjen që i vogël se futbolli do të ishte e ardhmja e tij. Pasi mbaroi shkollën 9-vjeçare talenti shqiptar vazhdoi studimet në Shkollën e Mjeshtërisë së Futbollit “Loro Boriçi” duke u larguar nga familja për të ndjekur ëndrrën e tij. Gjithsesi, kur e kthen kokën pas Çokaj e kupton se të gjitha sakrificat që ka bërë për futbollin ia kanë vlejtur dhe se ai i ka ngjitur shumë shpejt shkallët e karrierës.

Aktualisht, mesfushori aktivizohet në kampionatin kroat me kubin e NK Lokomotivës së Zagrebit, ka qenë lojtar i rregullt i ekipit Kombëtar U-21 dhe në edicionin e fundit të Nations League ka qenë pjesë e Kombëtares A.

Në moshën 21-vjeçare Çokaj ka përmbushur një pjesë të mirë të ëndrrave të tij, por futbollisti shqiptar nuk kërkon të kënaqet me kaq. Në intervistën për rubrikën “Talenti Shqiptar” në FSHF.org, Çokaj flet për karrierën e tij dhe synimet që ka për të ardhmen. Modeli i tij në Kombëtare është pikërisht Amir Abrashi, lojtari me të cilin ai ngjan më shumë për nga karakteristikat.

 

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll? Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

– Pasioni për futbollin ka lindur bashkë me mua, dhe sigurisht është zhvilluar me kalimin e kohës derisa vendosa t’i përkushtohem totalisht këtij sporti. Në fakt, vëllai im ishte ai i cili e kuptoi i pari dashurinë që kisha për topin dhe evidentoi aftësitë e mia. Ai ka qenë përkrahja më e madhe që në fillimet e mia në botën e bukur të futbollit.

– Si është marrëdhënia juaj me grupin dhe trajnerin në Kombëtare? Po te klubi si ndihesh? Na thuaj diçka për ecurinë me klubin.

– Në Kombëtare ka një atmosferë shumë miqësore, jemi një grup i mirë, që na bashkon qëllimi i përbashkët për të dhënë gjithçka për fanellën kuqezi dhe për të ndihmuar Kombëtaren. Me trajnerin kam marrëdhënie të mira, korrekte, dhe përpiqem shumë t’i ndjek udhëzimet që ai më jep.

Edhe te klubi im ndihem shumë mirë, jam përshtatur krejtësisht. Këtë sezon nuk e kemi filluar shumë mirë, por mendoj që kanë ndikuar edhe largimet nga klubi gjatë merkatos së fundit verore. Gjithsesi, ne po punojmë fort dhe kam besim që shumë shpejt do të fillojmë të marrim rezultate pozitive.

– Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja dhe debutimi me ngjyrat kuqezi? Pra, debutimi me ekipi U-21 e më pas në Kombëtaren A.

– Përfaqësimi i ngjyrave kuqezi ishte një ëndërr për mua dhe me ftesën e parë nga Kombëtarja U-21 u ndjeva sigurisht shumë i lumtur dhe një hap më pranë realizimit të ëndrrës. Debutimi ishte ndjenjë e veçantë, pasi fanella e Kombëtares ka një peshë të madhe dhe të mbush me emocione, që s’mund t’i provosh kur luan për një klub.

Ftesa nga Kombëtarja A ishte surprizuese dhe më ka lumturuar tej mase, më ka mbushur me përgjegjësi për të punuar akoma më shumë për të qenë gati të ndihmoj Kombëtaren tonë.

– I rishikon ndeshjet e tua pasi luan? Dhe nëse po, çfarë i thua vetes?

– Po, zakonisht i shikoj ndeshjet e mia dhe përpiqem nxjerr sa më shumë mësime e të përmirësoj veten në vazhdimësi, duke studiuar gabimet e mia që të mos i përsëris në të ardhmen.

– Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani? Me kombëtaren dhe me klubin.

– Momenti më i lumtur me klubin e NK Lokomotivës së Zagrebit është kualifikimi për në finalen e Kupës së Kroacisë sezonin e kaluar. Ndërsa me fanellën kuqezi, përveç momenti të ftesës nga Kombëtarja A, momenti më i bukur ka qenë realizimi i golit të pare me ekipin kombëtar U-21 ndaj Kosovës pak javë më parë. Ishte një emocion i madh!

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

– Sakrifica më e madhe për futbollin është fakti që kam jetuar larg familjes që në moshën 15-vjecare. Duke vazhduar gjimnazin te Shkolla e Mjeshtërisë së Futbollit “Loro Boriçi” mora drejtimin tim përfundimtar në futboll, duke hequr dorë kështu edhe nga mundësia për të vazhduar më vonë studimet e larta për një tjetër drejtim, pasi edhe si nxënës kam pasur rezultate shumë të mira.

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

– Sigurisht, synimet për të ardhmen janë që të arrij të luaj në nivele të larta të futbollit europian. Po punoj shumë që të rritem teknikisht e të jap maksimumin tim në çdo ndeshje.

– Sa ka ndikuar tek ju transferimi në një klub të huaj? Sa ju ka ndihmuar ky hap për t’u përmirësuar si futbollist?

– Transferimi në kampionatin kroat më ka ndihmuar shumë të rritem si futbollist.

Kampionati kroat shquhet për zbulimin e talenteve dhe është një mundësi shumë e mirë për mua për t’u rritur e për të shkuar më lart.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale? Ose kush është modeli yt në futboll?

– Idhulli te kombëtarja kuqezi ka qenë gjithmonë Lorik Cana, më pëlqente fakti se si ai jepte zemrën gjithmonë në çdo ndeshje dhe aftësitë e tij e çonin lojën në një tjetër nivel. Ndërsa nga grupi aktual vlerësoj veçanërisht Amir Abrashin, do doja të ndiqja hapat e tij te Kombëtarja.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Barcelona mendon rikthimin e Luis Enriques

Barcelona vendosi të vazhdonte bashkëpunimin me Xavi Hernandezin. Pasi deklaroi, fillimisht, se do të largohej në fund të sezonit, trajneri bëri prapakthehu dhe u bind nga katalanasit për të qëndruar dhe një tjetër vit.

Klubi “blaugrana” ka filluar menjëherë të mendojë për atë çfarë e pret në vitin pasardhës. Emri i parë në listën e dëshirave për të drejtuar ekipin është Luis Enrique.

Enrique gëzon vlerësim maksimal në hierarkinë e Barcelonës, por edhe te tifozët, për trashëgiminë që ka lënë në skuadër.

Trajneri spanjoll fitoi “tripletën” e famshme me ekipin “blaugrana” në vitin 2015, duke ndjekur të gjitha principet e lojës katalanase, duke aplikuar tiki-taka-n dhe një futboll dëfryes.

Ndryshe nga periudha e parë kur mori në drejtim Barcelonën në 2014, eksperienca e radhës për Enrique-n tek katalanasit, për të cilën mund të hiqte dorë menjëherë nga PSG, do të jetë ndryshe.

Pasi Barcelona ka nevojë për ndërtim nga e para, ndryshe nga periudha e para 10 viteve, kur katalanasit ishin ekipi më i mirë në botë.

Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë gjërat deri në fund, por aktualisht Barcelona e ka gjetur zëvendësuesin e Xavi Hernandezit, kur 44-vjeçari të largohet në vitin 2025.

Continue Reading

Sport

PSG nuk ia del, Dortmund finalisti i parë i Champions League

Borussia Dortmund është finalisti i parë i Champions League për sezonin 2023-24, ndeshje e cila do luhet më 1 qershor në Uembley të Londrës.

Gjermanët fituan po 0-1 kundër PSG-së në gjysmëfinalen e kthimit në “Parkun e Princave” në Paris, rezultat i njëjtë me duelin e një jave më parë. Me rezultatin e përgjithshëm 2-0 Dortmundi eliminon PSG-në dhe kthehet pas 11 vitesh në finalen e Champions League.

Dueli i mbrëmjes së sotme u vendos nga Matts Hummels në minutën e 50-të. Krosimi i Brandt nga këndi u shfrytëzua mirë nga mbrojtësi, që me kokë mposhti Donnarumman.

PSG u përpoq të reagonte dhe goditi katër herë shtyllën, por pa mundur të gjente rrjetën. Në fund të 190 minutave Dortmundi merr biletën e parë të finales dhe pret ndeshjen e nesërme mes Real Madrid – Bayer Munich (2-2) për të mësuar rivalët.

Nuk përjashtohet mundësia që pas 11 vitesh të përsëritet finalja e 2013 mes Dortmund dhe Bayern Munich, fituar nga bavarezët. Kujtojmë se Dortmund e ka fituar Champions League në vitin 1997.

Continue Reading

Sport

Vera e “divorcit”, Broja dhe Chelsea drejt ndarjes së rrugëve, e ardhmja në pikëpyetje

Armando Broja po mendon seriozisht të ndajë rrugët me Chelsean në fund të sezonit. Pas një periudhe të gjatë “shtegtimesh”, sulmuesi shqiptar e ka kuptuar se te Blutë e Londrës te gjesh hapësira është një mision i vështirë.

Aktualisht Broja luan te Fulham si i huazuar dhe do të kthehet te Chelsea në verë, por si duket vetëm përkohësisht. Për lojtarin e Kombëtares ka interes nga klube të ndryshme, por duhen parë me detaje ofertat, të cilat për të bindur gjigandët anglez, duhet të jenë të kënaqshme

Continue Reading

Sport

Trajneri i Dortmund: Të shkojmë deri në fund të këtij rrugëtimi, ndaj PSG japim shpirtin në fushë

Numri një i stolit të Dortmund, Edin Terzic doli në konferencë para aktit të dytë gjysmëfinal në Champions ndaj PSG.

“Dy skuadrat u përballën edhe në fazën e grupeve dhe në Parc des Princes u mbyll 2-0 për vendasit. “Ne nuk ishim të kënaqur me ndeshjen këtu në Paris. Në atë kohë ne nuk kishim folur ende me njëri-tjetrin dhe po përpiqeshim të kuptonim diçka, kështu që morëm një qasje mbrojtëse”

“Kemi pasur shumë biseda. Para ndeshjes plani dukej mjaft i mirë, por ekzekutimi nuk ishte i mirë. Na mungonte guximi. Javën e kaluar në Dortmund treguam se mund të bëhet në një mënyrë krejtësisht tjetër”, shtoi ai.

“Nëse kemi arritur deri këtu, duam të bëjmë edhe më mirë dhe të shkojmë deri në fund për të fituar titullin. Kemi një ëndërr të madhe dhe mezi presim ta realizojmë atë. Ajo që bëmë javën e kaluar mund të mos jetë e mjaftueshme. Ajo që nuk na pëlqeu ishte se kishim katër lojtarë që mbroheshin kundër Mbappé. Ne gjithashtu e dimë se ata do të bëjnë më mirë nesër, kështu që duhet të gjejmë ekuilibrin që nuk e kishim javën e kaluar” – Tha ai,

Continue Reading

Sport

Kualifikohet në Madrid, Gnabri sfidon Realin

Serzh Gnabri nuk ka asnjë diskutim se Bajern Mynih do të sigurojë kualifikimin në fushën spanjolle. Ai e ka vendosur theksin te shfrytëzimi i rasteve.

Flet sulmuesi – “E dinim se nuk do të ishte aspak e lehtë transferta në Shtutgart. Ata kanë krijuar grup shumë kompakt si në kundërsulme, ashtu edhe në mbrojte. I përgëzoj për guximin. Mendoj se ishim të barabartë në fushë, të paktën deri në minutën e 75′. Në fund humbëm përqendrimin dhe pësuam golat.

Kemi marrë me vete elemente pozitive, pavarësisht rezultatit. Mënyra sesi ekipi u soll në kushte jo normale ndaj Shtutgartit më pëlqeu. Ndonëse u evidentuan mungesa të rëndësishme në reparte të caktuar, ia dolëm të mbanin linjë konstante, e cila ndryshoi rrjedhë vetëm në minutat e fundit. Ndeshja me Realin është në derë dhe pres që ekipi të mos fal asnjë rast përpara kuadratit mik.

Humbëm disa shanse të arta shënimi duelin e parë. Saktësia do të jetë kryefjala karshi madrilenëve. Jam i sigurt se do të zgjidhim çështjen e kualifikimit me fitore në Spanjë”, përfundoi Serzh Gnabri.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING