Aktualitet
Enno Bozdo: Nuk ka njëri më të ndershëm se Jamarbër Malltezi
Enno Bozdo, anëtar i kryesisë së Rithemelimit tha se Jamarbër Malltezi është në burg me akuza absurde. Bozdo tha se e njeh personalisht Malltezin që prej moshës 15 vjeçare dhe sipas tij ai është një njeri i ndershëm që lufton kundër padrejtësive. “Jamarbër Malltezi nuk është vetëm dhëndër i Sali Berishës. Jamarbër Malltezi është një student i shkëlqyer dhe unë kam qenë mik me të që 15 vjeç. Jemi ribashkuar në grevën e urisë bashkë. Është një student i cili ka studiuar në Shkencat e Natyrës. Ka ngritur kauzat mjedisore dhe bënte protesta kur Sali Berisha ishte president. Unë nuk kam ardhur të mbroj një njëri që e njoh personalisht, por kam ardhur të mbroj një njeri që e konsideroj te njerëzit më të ndershëm që kam njohur. Është një njeri që ka bërë 290 statuse kundër inceneratorëve, e Partia Demokratike nuk e lejoi të merrte foltoren. Unë e njoh si një njeri që lufton kundër padrejtësive. Ai ka qenë ndër studentët e grevës së urisë. Rasti e deshi që të ishte edhe dhëndër i Sali Berishës. Ai është një individ dhe ky individ sot është në burg me akuza absurde”,-tha Enno Bozdo.