Connect with us

Kosova

Enver Bytyçi: Escobar, trysni për të pranuar marrëveshjet pro-serbe në Bruksel

Pofesor doktor Enver Bytyçi, duke komentuar raportimin e emisarit amerikan Gabriel Escobar në Senat dhe premtimin e tij që nëse Kosova do themelonte asociacionin, atëherë SHBA-të do të angazhohen në një fushatë të gjerë për shtimin e njohjeve të shtetit të Kosovës, sidomos do të bënin trysni ndaj pesë shteteve anëtare të BE-së, katër prej të cilave anëtare të NATO-s, shkruan se “ky premtim i ngjan premtimit të kahershëm se “SHBA-të do të jenë garantë të integritetit territorial të Kosovës, nëse ajo formon asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”!

“Prandaj dhe Albin Kurti këmbëngul në një asociacion të llojit kroat, me të cilin Beogradi nuk bie dakord. Mesa duket Departamenti i Shtetit nuk e parapëlqen këtë lloj asociacioni, që serbët në Kosovë të kenë ato të drejta që kanë serbët e Kroacisë. Duket qartë se kërkohet më shumë se kaq. Dhe për këtë u premtua fushata amerikane për njohje dhe pranim në organizatat ndërkombëtare” – thotë Bytyçi

Sipas tij, “Së pari duhet thënë se premtimi në fjalë nuk përbën risi. Fushata amerikane për njohjen e Kosovës ka qenë e fuqishme dhe e pashembullt sa kohë që në pushtet ishte presidenti George W. Bush! Madje asokohe kishte edhe një lloj obligimi detyrues moral, politik dhe strategjik. Po me ardhjen e Barak Obamës u ndërprenë shumë aktivitete të tilla. Escobar duhet të jetë i sinqertë e të thotë pse kjo fushatë njohjesh e pranimesh u ndërpre? A mos duhej që Kosova të vihej në trysni për të pranuar marrëveshjet pro-serbe në Bruksel?!

Advertisement