Connect with us

Pinknews

Epo më në fund e tha edhe Luana

Një nga mënyrat më të mira për të rritur kuriozitetin e shikuesve për të parë një program apo serial, është zbulimi i momenteve më pikante nga episodi i radhës.

E pikërisht këtë taktikë po ndjek edhe Luana Vjollca me emisionin e saj “Zemër Luana”.

Së fundmi ajo ka publikuar promon e episodit të radhës, ku të ftuar shihen çiftet e njohura “Sara & Dj PM”; “Alemda Abaazi dhe aktori turk Tolgahan” si dhe çiftin e njohur të muzikës nga Kosova “Rita dhe Fidani”.

Një moment që pikasi në fund të promos ishte momenti kur Luana tha një fjalë përmbyllëse

“Të bëj dhe unë ndonjë dedikim apo jo?! Të dua!”-dëgjohet të thotë moderatorja.

Po për kë vallë mund të jetë një dedikim? Mbase Krenar Çoçaj, që është përfolur gjatë nga mediat rozë?

Luana gjithmonë ka qënë hermetike për jetën e saj private, por prej vitesh tashmë ajo është në një romancë me biznesmenin e njohur. Pavarësisht zhurmës së këtij thashethemi moderatorja gjithmonë është kujdesur që të mos tregojë shumë nga vetja.

“Unë jetën private dua ta mbaj sa më shumë të tillë me fanatizëm e mbaj hermetike. Unë e kuptoj që jam personazh publik dhe lajmet do vazhdojnë, por kam shumë dëshirë ta kem private. Megjithatë meqënëse po diskutohet kaq shumë unë…”, shprehej në një intervistë disa kohë me parë Luana.

Advertisement