OPINION
Epoka e re e Trump/ A do të ketë non grata të tjerë në Shqipëri?
Nga Sebastian Zonja
Donald Trampi po vjen, por politika për Ballkanin s’po ndryshon. Thua të ketë non grata të tjerë në Shqipëri?
Për shembull, pak orë më parë, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Metju Miler njoftoi se SHBA-të kanë sanksionuar edhe shtatë individë dhe entitete në rrjetin e patronazhit të presidentit të Republika Srpska, Milorad Dodik.
“SHBA-të po ndërmarrin sanksione ndaj shtatë individë dhe entiteteve për pjesëmarrjen e tyre në rrjetin e patronazhit të presidentit të Republika Srpska Milorad Dodik. Ne po sanksionojmë gjithashtu një politikan në Bosnje-Hercegovinë, i cili shërben si lehtësuesi kryesor i korrupsionit dhe agjendës politike destabilizuese të Dodikut”, shkruan Miler.
Kujtojmë se javën e shkuar u shpall non-grata nga DASH-i ish-zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Sot, Grubi u shpall në kërkim ndërkombëtar.