Bota
Erdogan e krahasoi me Hitlerin/ Netanyahu: Po kryen gjenocid me kurdët
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/netayahu-2.jpg)
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan krahasoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me liderin e ish-Gjermanisë naziste, Adolf Hitler, duke thënë se nuk ka ndryshim mes tyre.
Erdogan tha se Netanyahu nuk ishte aspak ndryshe nga Hitleri teksa i krahasoi sulmet e Izraelit në Gaza me trajtimin e popullit hebre nga nazistët.
Presidenti turk përsëriti gjithashtu kritikat e tij për mbështetjen perëndimore për Izraelin, duke shtuar se Turqia ishte e gatshme të mirëpresë akademikët dhe shkencëtarët që u përballën me persekutimin për shkak të pikëpamjeve të tyre për konfliktin në Gaza.
Më herët në dhjetor, presidenti turk tha se Netanyahu do të gjykohej si kriminel lufte për ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, duke iu referuar atij si “kasapi i Gazës”.
Netanyahu iu përgjigj deklaratës së Erdogan më vonë të mërkurën, duke thënë se “Erdogani, i cili po kryen një gjenocid ndaj kurdëve dhe mban një rekord botëror në burgosjen e gazetarëve që e kundërshtojnë atë, është personi i fundit që mund të predikojë moralin.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)