Kosova
Erdogan MBUSH Kosovën me armë, vizita e Kurtit në Turqi dhe marrëveshjet e firmosura
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, deklaroi se Ankaraja do të vazhdojë t’i ofrojë Kosovës mbështetje në të gjitha fushat, por gjithashtu theksoi se është e rëndësishme të sigurohet përparim konkret në uljen e tensioneve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Presidenti Erdogan tha në takim se fokusi është rritja e vëllimit të tregtisë mes Turqisë dhe Kosovës, e cila është afër 750 milionë dollarë, në mbi 1 miliardë dollarë dhe se ka potencial për zhvillimin e marrëdhënieve në shumë fusha, veçanërisht në industria e mbrojtjes.
Sipas një deklarate nga presidenca, Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha fushat dhe se priten hapa nga Kosova, veçanërisht në fushën e luftimit të terrorizmit.
“Ai theksoi se ulja e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e mirëseardhur, si dhe se është e rëndësishme të bëhet progres konkret në këtë çështje”- thuhet në deklaratë.
Kryeministri Albin Kurti, pas takimit me Erdoganin, ka shkruar në platformën “X” se janë diskutuar mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik dhe atë të mbrojtjes.
Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë në të gjitha fazat e ndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës, si dhe për mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për votën e deputetëve turq në Asamblenë Parlamentare të Kosovës.