Bota
Erdogan planifikon bom*bën diplomatike: Trump dhe Putin në një tavolinë në Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të premten se vendi i tij po punon për të organizuar një takim presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut rus Vladimir Putin në Stamboll, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë.
“Gjatë kësaj jave, duke zhvilluar bisedime me Putinin dhe Trumpin, do të përpiqemi të shohim nëse mund t’i bashkojmë këta udhëheqës në Stamboll”, u shpreh Erdogan para gazetarëve pas faljes së namazit të xhumasë në Stamboll.
Deklarata e kreut të shtetit turk vjen vetëm pak ditë pas zhvillimit të raundit të tretë të bisedimeve mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës, që u mbajtën në Stamboll.
Gjatë takimit, palët kanë shkëmbyer propozime për hapat e mëtejshëm të procesit të paqes. Deklaratat Erdogan i bëri gjatë Panairit të 17-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF) 2025 në Stamboll.
Ai theksoi gjithashtu progresin e Turqisë në këtë sektor: “Progresi i arritur nga IDEF-i në industrinë e mbrojtjes zë një vend të veçantë në skenën globale”. Ai shtoi se Turqia ka filluar të marrë porosi të konsiderueshme për produkte të industrisë së mbrojtjes dhe ka shënuar rritje të ndjeshme në kapacitetet e saj.
“Kur morëm detyrën, industria jonë e mbrojtjes kishte një potencial prej rreth 20 miliardë dollarësh, por tani ka arritur një potencial prej rreth 80 miliardë dollarësh dhe shpresojmë se do të bëhemi edhe më të fortë”, tha presidenti turk.

