Politike
Erdogan: Të reagojmë ndaj terrorizmit shtetëror të Izraelit ndaj vëllezërve myslimanë
Nga ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë, ku ndodhej edhe kryeministri Edi Rama, Presidenti i Turqisë Rexhep Rajip Erdogan, kërkoi një reagim të përbashkët ndaj asaj që e konsideroi si sulmet barbare izraelite ndaj popullit palestinez.
Erdogan tha se janë mbi 50 mijë vellezër tanë palestinezë që janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza.
“Qeveria izraelite vazhdon sulmet barbare në Palestinë, sulmoi tregjet, shkollat, spitalet dhe tani Izraeli e ka çuar politikën e tij agresive në drejtim të Libanit.
Është një detyrim i moralit dhe ndërgjegjes sonë njerëzore, për të gjithë ata që kanë zemër, që të reagojnë kundër terrorizmit shtetëror që aplikohet nga Izraeli në Palestinë.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar nga ky vend i shenjtë që të ndërhyjë ndaj këtij gjenocidi”, tha Erdogan.
Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti turk tha “shpresoj që xhamia e Namazgjasë të jetë e hajrit të sjellë dobi për myslimanët shqiptarë dhe ato të Ballkanit”.