Connect with us

Aktualitet

ERE miraton kërkesën e FSHU, çmim i ri për energjinë

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar propozimin e Furnizuesit të shërbimit universal për aplikimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 kw/h për abonentët familjarë.

Kështu, çmimi për konsumin mbi 800 KWH/muaj për konsumatorët familjarë kërkohet të jetë 34.3 lekë/kwh.

Përfaqësuesi i FSHU tha gjatë mbledhjes së ka paraqitur për miratim “kërkesën për çmimin për 800 kë/h. Çmimi nga KESH të jetë 34.3 lekë për kë/h”, e sipas tij, “ky ndryshim në rritjen e çmimit për sasinë mbi 800 kë/h do rrisë shpenzimet e blerjes së energjisë në periudhën tetor-dhjetor 2022 me 1.8 miliardë lekë”.

“Bazuar në nevojën për të ardhura për shkak te rritjes se kostos së energjisë vlerësojmë se çmimi te jete 42 lekë për kw/h për konsumin familjar mbi 800 kë/h në muaj rikuperon koston e blerjes së energjisë duke siguruar likuiditet të nevojshëm për FSHU, për garantimin e furnizimit me energji elektrike.

Bëhet e nevojshme që periudha e leximit periodik të matësit duhet të kryhet duke respektuar afatin prej 30 ditë kalendarike për klientët fundorë, me qëllim mbrojtjen e çdo klienti familjar nga çdo keq faturim i mundshëm. Për gjithë sa më sipër, kërkojmë miratimin e çmimit 42 lekë për kw/h orë për konsumin mbi 800 kw/h”, tha përfaqësuesi i FSHU.

Advertisement