Vijon që të flasë në GJKKO, Erjon Alibej në lidhje me krime të ndryshme të ndodhura, kryesisht në zonën e Elbasanit.
Erjon Alibej ka folur për ekzekutimin e Emiliano Ramazanit. Sipas tij, në momentin që Ramazani ka fikur makinën, Henrik Hoxhaj e ka vrarë me pistoletë TT. Alibej theksoi se ka qenë i mirë në komunikim dhe gjithmonë ka biseduar me Nuredin Dumanin, duke thënë se ky i fundit merrte vendime.
Pjesë nga fjala e të panduarit të drejtësisë, Erjon Alibej në GJKKO:
Për vrasjen e Emiljano Ramazanit, informator kishim përveç Nuredinit, edhe Eljo Bitrin dhe Xhuljano Hoxhën.
(Avokati i Xhuljano Hoxhës: I pandehur Xhuljano Hoxha ka kërkuar të jetë prezent kur t’i përmendet emri i tij. Prokuroria nuk e konsideron arsye për të ndërprerë seancën pasi mund t’i vihen në dispozicion regjistrimi me audio).
Ne domin që ta vrisnim Emiljano Ramazanin për një faktin se ishte më aktivi që kishin grupi i Çopjave dhe Bujar Çela. Si punë përsipër këtë gjë e morën Henrik Hoxha dhe Skerdi Tase, për ta eliminuar fizikisht pra Emiliano Ramazanin. Ka pasur 2-3 raste që vrasja ka mbetur në tentativë dhe nuk ka qenë e munduar që të bëhët vrasja.
Ditën kur është vrarë, Emiliano Ramazani ka qenë në palestër, Henrik Hoxha ka qenë shofer dhe Skerdi Tase ka bërë rolin e ekzekutorit. Ka ardhur aty makina e Emiliano Ramazanit dhe kur Emiliano ka fikur makina, e ka vrarë Henrik Hoxhaj me pistoletë TT. Pas ekzekukutimit, kanë vijuar rrugën dhe në daljen e Elbasanit, e kanë lënë armën në dalje të fshatit Brosh, me idenë që do ktheheshin prapë e do futeshin tek shtëpia e Bujar Çelës. Henrik Hoxha shpesh herë merrte makina me qira, për të kryer vrasje.
Emiliano Ramazanin e kam njohur si mikun e Mikael Qoses. Kam qenë tip komunikues gjithmonë, çdo gjë që e kam bërë e kam folur edhe me Nuredinin. Nuk merrja vendim as unë e as ai, ai bënte organizime dhe unë isha dakord për çdo gjë. Për të vrarë Emilianon, kam qenë unë i interesuar. Për këtë vrasje, kam pasur informator Xhuljano Hoxhën, Nuredin Dumanin dhe Eljo Bitrin.