Kronike
Ervis Martinaj është gjallë dhe jeton në Angli
E ftuar ditën e sotme në një emision televiziv, ka qenë parashikuesja e fatit Irini Kakacaj.
Në një lidhje skype nga Greqia, parashikuesja është pyetur për fatin e Ervis Martinajt, teksa ka treguar se ky i fundit është gjallë.
Ndër të tjera ajo ka thënë se aktualisht jeton në Angli dhe është ndihmuar të largohet nga Shqipëria nga vetë shteti dhe persona të pushtetshëm.
Parashikuesja ndër të tjera është treguar e rezervuar në fjalën e saj, teksa ka thënë se kjo është një ngjarje sensitive dhe mund t’i rrezikohet jeta.
“Unë jam një parashikuese dhe kam mundësi që të rrezikohem nëse e bëj këtë gjë.
Bast sa të doni.
Por me këtë ka lidhje shteti, njerëzit që kanë ndihmuar në largimin e personit. I vdekur nuk është. Ai është ndihmuar të largohet nga duart e mëdhaja.”- tha Irini Kakacaj.