Connect with us

Aktualitet

Ervis Martinaj u ‘kap’ në Durrës, polici e ndihmoi në…

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me hetimet e prokurorisë mbi efektivin e Forcave Operacionale të Policisë, Jeton Lami, i cili akuzohet se ka shoqëruar Ervis Martinajn gjatë ditëve të fundit teksa kërkohej në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Ndërkohë që kundërshtarët i vrisnin miqtë dhe kërkonin kokën e tij, Martinaj mësohet se ka qarkulluar mes Laçit dhe Durrësit nën shoqërimin e Lamit, i cili  ka patur më shumë rolin e personit që do ta ndihmonte të mos kapej nëpër postblloqet e policisë se sa të badigardit.

Mësohet se vetëm dy ditë para se familjarët të shkonin në Policinë e Laçit për të deklaruar se nuk kishin patur kontakte me të, Martinaj është kapur nga kamerat e sigurisë së një hoteli të njohur, me pesë yje në Durrës.

Ai ka ndejtur vetëm një natë në këtë hotel dhe dhoma ishte prenotuar në emër të policit Jeton Lami, i cili e kishte sjellë me një makinë tip Audi Q8 në mbrëmje dhe e kishte marrë në mëngjes me një makinë tip “Volkswagen”.

Makina në fjalë është parë të lëvizë nëpër rrugët e Durrësit dhe dyshohet se sipër, në vendin e pasagjerit ka qenë pikërisht Ervis Martinaj.

Makina është zhdukur më pas nga kamerat e sigurisë nëpër rrugët e Durrësit dhe ky është pikërisht momenti që prokuroria mendon se korrespondon edhe me kohën kur familjarët kanë kërkuar nga policia e Laçit që t’i gjejnë Ervis Martinajn pas humbjes së kontakteve.

Prokuroria dyshon se Lami nuk po i tregon në gjitha çfarë di në lidhje me vendet ku ka shoqëruar Martinajn si edhe me fatin e tij. Mbetet mister fakti nëse Martinaj është gjetur nga kundërshtarët apo edhe zhdukur vetë për t’i shpëtuar policisë dhe grupeve kriminale që muajt e fundit e kanë vënë në shënjestër.

Në media ka patur raportime kontradiktore në lidhje me fatin e tij, ndërkohë që prokuroria dhe policia nuk e dinë ende se çfarë ka ndodhur realisht.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *