Connect with us

Kosova

Escobar: Asociacioni do të bëhet edhe nëse s’do Kurti, nuk varet nga ai

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA-ja është duke pritur nga Kosova një draft për atë se si do të duket Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Escobar ka thënë se Asociacioni përmendet në Marrëveshjen e Brukselit, konkluzionet e Këshillint Evropian dhe gjithashtu edhe në marrëveshjen e Ohrit.
I pyetur për faktin që kryeministri I Kosoves parimisht nuk e do një Asociacioni të tillë, Escobar është përgjigjur se nuk varet nga Albin Kurti, pasi sipas tij kjo nuk është çështje mes Kurtit dhe Serbisë por mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk varet nga ai. Kjo nuk është çështje mes Kurtit dhe Serbisë. Kjo është një çështje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Edhe nëse nuk do Kurti, ky Asociacion do të bëhet. Pyetja është: me kë dhe a dëshiron Kosova të presë për integrimin euroatlantik derisa kryeministri i saj të përmbushë detyrimet e tij ligjore?”, ka deklaruar Escobar.

Advertisement