Kosova
Escobar: Nuk ka vullnet të palëve për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se me shtensionimin e situatës në very të Kosovës, Prishtina dhe Beogradi duhet t’i kthehen zbatimit të marrëveshjes së arritur në shkurt dhe në mars për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.
“Një element thelbësor është përmbushja e detyrimit të Kosovës që nga viti 2013 për të themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Asociacioni do të fuqizojë komunat me interesa, gjuhë dhe kulturë të përbashkët për të bashkërenduar sfidat në ofrimin e disa shërbimeve publike, duke përfshirë arsimin, kujdesin shëndetësor dhe zhvillimin ekonomik lokal” – tha Escobar, duke nënvizuar se Asociacioni nuk do të bie ndesh me rendin kushtetues të Kosovës.
“Marrëveshja i kërkon Serbisë që të njohë sovranitetin e Kosovës dhe tërësinë e saj tokësore, të njohë simbolet kombëtare, flamurin, dokumentet qeveritare, diplomat, targat e makinave dhe e ndalon Serbinë që të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare” – deklaroi Escobar.
Ndonëse nuk sheh vullnet të mirë të palëve për zbatimin e marrëveshjes, megjithatë, emisari amerikan shpreson për një përparim të rëndësishëm brenda këtij viti.
I pyetur nga ligjvënësit e Kongresit se çfarë po bën administrata amerikane për të bindur pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës të ndryshojnë qëndrimin e tyre, Escobar tha se marrëveshja e Ohrit ofron mundësinë më të madhe në 15 vjetët e fundit për një fushatë më të gjerë të njohjeve për Kosovën.