Connect with us

Politike

Escobar paralajmëron Ramën për zgjedhjet e 14 majit

I dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka deklaruar se qeveria shqiptare duhet të intensifikojë përpjekjet për të luftuar korrupsionin. Gjatë një konference online me gazetarët, Escobar ka deklaruar se korrupsioni është sfida më e madhe dhe më afatgjatë në Shqipëri si dhe në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Epo, unë do të thoja që, në lidhje me luftën kundër korrupsionit, mendoj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shumë punë për të bërë. Korrupsioni, siç e kam thënë vazhdimisht, është ndoshta sfida më e madhe afatgjatë për të gjithë rajonin. Kështu që unë dua të shoh më shumë do të doja të shihja më shumë përparim në të gjithë rajonin në luftën kundër korrupsionit. Në Shqipëri, do të thoja se ka pasur shumë progres gjatë 20 viteve të fundit në gjetjen e mekanizmave, bashkëpunimin, madje edhe zbatimin e organeve të pavarura hetimore që po trajtojnë korrupsionin. Kështu që unë do të doja ta shihja atë përpjekje pozitive të intensifikuar,” tha Escobar.

Po ashtu Escobar ka folur dhe për zgjedhjet e 14 majit, duke theksuar se nuk është i informuar nëse SHBA do të dërgoj ekip për monitorimin e tyre. Ndërkohë që ka shtuar se Shqipëria ka detyrime si anëtare e OSBE-së dhe e Këshillit të Evropës që të zbatojë të gjitha kushtet për të krijuar zgjedhje të lira e të ndershme.

“Për sa i përket monitorimit të zgjedhjeve për zgjedhjet vendore, gjithçka mund të them, nuk jam plotësisht i informuar për planin e monitorimit, por mund të them se Shqipëria ka detyrime si anëtare e OSBE-së, si anëtare e Këshillit të Evropës të zbatohen të gjitha kushtet për të krijuar zgjedhje të lira dhe të ndershme,” tha Escobar.

Advertisement