Kosova
Escobar për Kurtin e Bislimin: Ne për integrime, ata flasin vetëm për Serbinë
Zëvendësndihmësekretari Amerikan i Shtetit i cili ka ardhur në Kosovë për të bindur Kryeministrin Kurti për kërkesa e SHBA’së dhe BE’së për qetësimin e situatës në Veri, ka folur për atë se a duhet të krijohet Asociacioni para apo pas zgjedhjeve. Escobar nuk ka dhënë përgjigje në këtë pyetje duke e gjuajtur topin tek BE.
“Pozicioni ynë është që marrëveshja duhet të realizohet menjëherë. Nuk mund ta injorojmë Asociacionin që është edhe në marrëveshjen e Brukselit, Ohrit dhe në konkluzionet e Këshillit Europian. Kemi kohë që presim dhe pyesim edhe sa kohë duhet akoma” – ka thënë Escobar.
Duke folur rreth Asocacionit dhe integrimeve europiane, Escobar ka thënë se krejt cka dëgjojnë nga Kurti dhe Bislimi është Serbia.
“Ne kur flasim me kryeministrin Kurti dhe zv.kryeministrin Bislimi, krejt ajo cka duan ata është të flasin për Serbinë kurse ne duam të flasim për integrimin e Kosovës në Europë dhe organizatat euroatlantike” – ka thënë Esobar, duke theksuar gjithashtu se “Me një Asociacion me kushte europiane me mbrojtje të pakicave unë do të kem një platformë me të cilën mund të shkojë te vendet tjera europiane dhe t’u them se ata bënë atë që kërkuam dhe se ne duhet të lëvizim përpara që Kosova të ketë më shumë përfitime. Por unë nuk mund ta bëjë këtë nëse Kosova nuk e bën pjesë e saj për marrëveshjen” ka deklaruar Escobar