Politike
Escobar përfundon takimin me Rama, diskutimet zgjatën 20 minuta
Rreth 20 minuta ka zgjatur takimi i kryeministrit Edi Rama me Gabriel Escobar, të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor. Mësohet se tematikë e diskutimit kanë qenë zgjedhjet vendore të cilat do të mbahen në 14 maj.
Ndërsa në orën 17:00, Escobar do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe më pas të nesërmen pritet të vijojë agjendën e tij të takimeve me Enkelejd Alibeajn dhe Ilir Metën.