Connect with us

Kosova

Escobar, pro dhe kundër Kurtit

Emisari amerikan në bisedimet e Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar ka folur për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duke thënë se kjo temë duhet të jetë në një gjendje të diskutimeve të rëndësishme.

“Më e rëndësishmja që SHBA-ja do, është të zbatimi i Asociacionit  dhe ne do të mbështesim atë qeveri që ta zbatojë. Nga pozicioni ynë, është një ligjërisht e obligueshme” – tha emisari amerikan.

Sipas Escobar, Asociacioni duhet të zbatohet para marrëveshjes finale, pasi krijon frymë besimi mes palëve që do diskutojnë marrëveshjen finale.

Ai theksoi gjithashtu se barrikadat në veri të Kosovës duhet të hiqen nga ata që i kanë vënë dhe tha se  pajtohet “pjesërisht” me kryeministrin Albin Kurti që barrikadat janë të vendosura me ndikim nga Beogradi.

“Por, ne gjithashtu duhet t’u ofrojmë serbëve në Veri një rrugë diplomatike për t’i adresuar ankesat – përmes kanaleve politike dhe përmes kanaleve diplomatike dhe duhet të fillojmë të mendojmë për një kornizë më të qëndrueshme, në të cilën komunitetet në Kosovë mund të punojnë së bashku”, tha Escobar.

Advertisement