Connect with us

Kosova

“Është e pashmangshme”/ Borrell: Evropa mund të futet në një luftë tregtare me Kinën

Kreu i shërbimit diplomatik të BE-së, Josep Borrell, tha se fillimin e një lufte tregtare me Kinën e konsideron praktikisht të pashmangshme.

“Ne nuk duhet të jemi naivë, nuk kemi asnjë interes të futemi në një luftë tregtare me Kinën, por ndoshta është e pashmangshme,” u shpreh ai.

Sipas Borrell, përkeqësimi i mundshëm i marrëdhënieve tregtare midis BE-së dhe Kinës është në përputhje me logjikën e zhvillimeve. Gjithashtu ai shtoi se Evropa nuk duhet të përfshihet në konfrontim sistematik me Kinën ose të frenojë rritjen e saj.

Më 20 gusht, Komisioni Evropian njoftoi futjen e detyrimeve për makinat elektrike kineze. Sipas qëndrimit të Brukselit zyrtar, këto tarifa janë aplikuar në bazë të rezultateve të një hetimi për subvencionet e paligjshme që Pekini dyshohet se u jep prodhuesve kinezë të automjeteve. Ministria kineze e Tregtisë e konsideroi vendimin e KE-së si një shembull të konkurrencës së pandershme.

Advertisement