Connect with us

Kosova

ESHTE LOJE/ Vdekja e dialogut…Kurti ka mbështetje për politikën që zbaton

Ish-diplomati serb Zoran Milivojeviç tha se qetësimi i situatës në Kosovë mund të ndikohet nga qendrat e pushtetit, të cilat janë të vetmet me mekanizmat për të vepruar ndaj autoriteteve në Prishtinë.

“Mungesa e masave konfirmon tezën se ata në Perendim e mbështesin këtë lloj politike dhe prandaj nuk ndermarrin masa konkrete. Mendoj se kjo çon në përshkallëzim të mëtejshëm te situates, pra po shkojmë në një situatë që është e vështirë të kontrollohet dhe që do të pastaj të jetë e vështirë të kthehet në gjendje normale dhe dialogu të ripërtërihet” – deklaroi Milivojeviq.

Ai theksoi gjithashtu se deeskalimi nuk është i mundur pa dialog dhe se mungesa e masave ndaj Prishtines zyrtare, do të thotë se Albin Kurti ka mbështetje për politikën që po zbaton.

Kurse Kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme të Kuvendit Popullor, Millovan Drecun, tha se në popullin serb në veri të Kosovës ka tension dhe pasiguri të madhe dhe se nuk e dinë se çfarë lëvizjesh do të bëjë Kurti në periudhës së ardhshme.

Ai shtoi se sjellja e KFOR-it tregon se ata vlerësojnë se ekziston rreziku i incidenteve dhe konflikteve dhe se zhvillime te tilla të mundshme duhet të parandalohen.

“Kam frikë se të gjitha lëvizjet e Kurtit kanë për qëllim provokimin e incidenteve dhe reagimin e popullit serb, të cilin ai më vonë mund ta përdorë si justifikim për të përdorur forcë edhe më të madhe dhe më brutale” – potencoi Drecun.

Advertisement