Connect with us

Aktualitet

‘Është skëterrë’/ Vlonjatët dhe rezidentët e huaj protestojnë kundër djegies së plehrave

Pas një serie zjarresh gjatë verës, fusha e mbetjeve në Vlorë u ndez sërish në muajin tetor duke krijuar mjegull tymi dhe ndotje mbi qytet. Zjarri i tetorit vijoi i pashqetësuar prej më shumë se 25 ditësh, derisa rrebeshi i së mërkurës që përmbyti qytetin, i shoi flakët vetvetiu.

Për banorët e qytetit të Vlorës, situata është bërë e padurueshme.

“Jam banore e kësaj lagjeje, këtu nuk mund të rrish. Ndërsa tani është skëterrë, nuk futemi dot brenda. Shtëpia është bërë njësoj sikur jam aty në plehra. Le që vuajmë, unë jam e sëmurë, jam astmatike mezi ngopem me frymë,” thotë një e moshuar që jeton pranë venddepozitimit.

Të mërkurën, 23 organizata jo-fitimprurëse lokale dhe  përfaqësues të komunitetit italian dhe amerikan që jetojnë në Vlorë, i dorëzuan bashkisë së qytetit një peticion, në të cilin kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të situatës dhë ndëshkimin e përgjegjësve.

“Ka tre muaj që jemi dëshmitarë të djegieve të përditëshme të mbetjeve urbane në vendgrumbullimin e tyre në Rajonin Nr.4. Kjo situatë ka shqetësuar me të drejtë mijëra qytetarë vlonjatë dhe jo vetëm,” thuhet në peticionin e nënshkruar nga gati 2 mijë qytetarë, ku shprehet shqetësimi për pasoja të rënda në shëndetin e banorëve.

Ermal Cukani nga organizata Community Hub i tha BIRN se iniciativa kishte nisur nga qytetarë italianë, të cilët janë rezidentë në Vlorë dhe ishte mbështetur edhe nga dhjetra amerikanë, që jetojnë gjithashtu aty.

“Ata kanë mbledhur rreth 200 firma, të cilat do t’ia adresojnë Ambasadës Italiane dhe po ashtu më pak në numër, dhjetëra amerikanë do t’i drejtohen me një peticion ambasadës së tyre për të kërkuar të ndërhyjnë për t’i kërkuar bashkisë së Vlorës të ndalë djegien e mbeturinave, pasi tymi e bën zonën të pajetueshme,” tha Cukani.

“Banorët që jetojnë përreth venddepozitimit na kërkojmë të ngremë zërin për ta,” shtoi ai.

Një ditë pasi u njoh me peticionin, Bashkia e Vlorës duket se u vu në lëvizje. Mjete të rënda u panë të enjten të hidhnin dhe mbi vatrat e zjarrit. Por zyrtarët e bashkisë nuk japin shpresë për zgjidhje afatgjatë.

Adi Likaj, drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Vlorë tha se zjarri nuk fikej dot për shkak të shpërthimeve të metanit dhe se ata nuk e rrethonin dot fushën e mbetjeve.

“Është një sipërfaqe sa Novosela, nuk e rrethojmë dot, po e monitorojmë me polici bashkiake,” tha Likaj, që shtoi se të enjten nuk kishte as zjarr dhe as tym.

Megjithatë për qytetarët, situata që vijoi prej javësh pa reagim është kriminale.

“Nga pikëpamja e ndikimit në shëndet, impakti  është shumë i fuqishëm, nga çlirimi i gazrave të dëmshëm deri në kancerogjen dhe ekspozimi për një kohë tre mujore të pandërprerë përbën elementë të veprës penale,” i tha BIRN, Niko Dumani, ambientalist dhe biolog.  Dumani tha se djegiet kishin filluar qysh në muajin gusht dhe djegia e mbeturinave ka qenë prej kësaj kohe thuajse e pandërprerë.

BIRN mësoi nga Prokuria e Vlorës se kishte nisur një hetim për këtë çështje. Një burim që kërkoi të mos identifikohej tha se nën hetim për veprime dhe mosveprime me pasoja në jetën e qytetarëve si dhe shpërdorim  detyre, janë specialistë të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Policisë Bashkiake, Emergjencave Civile të Bashkisë e Prefekturës.

Ndërkohë, zgjidhja e problemit mbetet pezull. Prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, në një komunikim telefonik i tha BIRN se Bashkia e Vlorës po punon për një projekt për kapsulimin e mbetjeve, por plani është ende i pa-draftuar. Në planin e përgjithshëm të Integruar të Mbetjeve për Vlorën vihet në dukje se në fushën aktuale të grumbullimit gjenden rreth 400 mijë ton mbetje të grumbulluara në më shumë se 30  vite.

Zgjidhja e planifikuar ishte zhvendosja e mbetjeve në landfillin e Sherishtës, por ai ka mbetur i papërfunduar. Pas një zjarri masiv në gusht, kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha premtoi zgjidhje të shpejtë të situtatës.

“Zgjidhja është vënia në punë e Landfilldit të Sherishtës,  punimet e të cilit pothuajse kanë përfunduar por këtë vepër bashkia e Vlorës ende nuk e ka marrë në dorëzim. Jemi aktualisht në tratativa për të arritur paraprakisht të paktën depozitimin ( kapsulimin) e mbetjeve në landfilld,” tha në gusht kryebashkiaku i Vlorës.

Landfilli i Sherishtës duhej të ishte gati që në qershor 2021, por afati për vënien e tij në punë është shtyrë disa herë.  Ndërtimi i tij është pjesë e një projekti të integruar për menaxhimin e mbetjeve në qarkun e Vlorës me vlerë 20.8 milionë euro të financuar nga KfW, nga të cilat 12.5 milionë euro janë kredi dhe pjesa tjetër grante.

Kompania Integrated Technology Services që kreu punimet për ndërtimin e tij është nën sekuestro prej 14 dhjetorit 2021, me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndërsa një pjesë e punimeve nuk janë përfunduar dhe kalimi i tij nën kontrollin e Bashkisë së Vlorës ka ngecur duke e bërë të pamundur transferimin e mbetjeve atje.

Landfilli i Sherishtës është vetëm një nga aktet e sagës së inceneratorëve në Shqipëri. Aksioneri i vetëm i kompanisë që kreu punimet, Klodian Zoto është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit, i akuzuar për pastrim parash dhe korrupsion. Zoto është gjetur fajtor në dy çështje të veçanta nga Gjykata e Posaçme që e ka dënuar dy herë me nga 8 vjet burg për korrupsion aktiv, për inceneratorët në Fier dhe Elbasan./Marre nga BIRN

Aktualitet

Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar

Nga Lutfi Dervishi

Në ditën kur supozohej ta arrestonin, ai u zgjua në orën 5:30 të mëngjesit dhe bëri një vrap të lehtë në të njëjtën shteg të parkut të liqenit ku kishte nisur prej javësh ushtrimet fizike, veçse atë ditë ajri dukej më i ngarkuar, a thua se ishte mbushur me pëshpëritje e thashetheme për një ngarje të madhe që pritej të ndodhte.

Për javë e muaj me radhë, që nga gushti i vitit të shkuar, kryeqyteti nuk ishte bllokuar nga trafiku, por nga parashikimet e analistëve, gazetarëve dhe komentatorëve politikë, të cilët paralajmëronin me një siguri profetike dhe kënaqësi që nuk e fshihnin dot se Ai, një politikan jo pa ndikim, do të arrestohej së shpejti.

Një tufë të ftuarish dhe tuafësh televizivë nën regjinë e moderatorëve gjithnjë të habitur, flisnin sikur të kishin qenë prapa kurrizit të gjykatësit që kishte firmosur urdhërin e arrestit. Detajet shkonin deri aty sa jepej jo vetëm ora, dhe vendi, por edhe se si do të ndodhte arrestimi.

Kafetë, që zakonisht gumëzhinin nga zhurma e ekspresit ishin shndërruar në falltore. Kokat e klientëve lëviznin sa nga filxhanet e kafeve te ekranet e mëdhenj duke, pritur me stoicizëm rënien e njeriut që kishte ecur në korridoret e pushtetit për 30 vjet me lehtësinë e dikujt që besonte se ishte i paprekshëm. “Durim a derëzi. Është vetëm çështje kohe,” “Akuzat mund të jenë të dobta, por provat janë shumë të forta”..

Gazetat, që në këtë vend historikisht kanë thënë vetëm të vërtetën, edhe të shtunen dolën me tituj të mëdhenj për arrestimin. Drejtuesit e emisioneve të mengjesit lexonin titujt si skenat përfundimtare të një drame politike që pritej të ndodhte orë e çast. Titujt që lexoheshin nga televizionet në mëngjes i referoheshin bisedave të darkës në ekran ku shkëlqenin fytyrat serioze të analistëve që analizonin çdo lëvizje të kaluar të Atij si të ishte një gjurmë që zberthente enigmën që do të çonte në fundin e tij të pashmangshëm.

Por në rrugë, jeta vazhdonte me ritmin e saj të zakonshëm. Leku, monedha vendase kishte shtrirë përtokë dhe po i merrte frymën euros dhe dollarit. 30 mijë profesionistë të lirë po lexonin faturat e Tatimeve per fitimin e 2024. Paradhenie! Qeveria vijonte me numërimin e turisteve që vinin nga vendet e BE-se, ndërsa Eurostat numëronte shqiptarët që kërkonin azil në BE!

Dita zgjatej çdo ditë me minuta në kurriz të natës, ndërsa entuziazmi i mëngjesit zbehej nën peshën e diellit të pasdites. Por me rënien muzgut, rritej siguria e babavangave të banaqeve televizive.

Ndërkohë ai e mbylli ditën e ngjeshur me aktivitete fizike dhe postime në Facebook. Në orët e vona u pa në një kafe në qendër të Tiranës, duke qeshur me zë të lartë mbi një filxhan makiato. Njerëzit rreth e rrotull kishin porositur kafe turke, në një përpjekje për të lexuar fatin e tij.

Mbrëmja erdhi dhe shkoi, dhe asnjë sirenë nuk u dëgjua, përveç sirenave të ambulancave që pas djegies së urgjencës silleshin të çoroditura sa nga një spital në tjetrin. Drama nuk ndodhi.

Gazetarët e kronikës që prisnin me minuta ngjarjen e madhe befas u qetësuan si pëllumbat që çukisnin copa buke në sheshin e para Universitetit. Diçka nuk shkonte mire me burimet. Spektakli i pritur nuk ndodhi.

Ndërsa nata zbriti mbi Tiranë, një erë e freskët fëshfërinte përmes rrugëve, ndoshta si një ndjesë për stuhinë që kurrë nuk erdhi. Analistët nga istikamet e tyre në ekran i bënë thirrjen e radhës prokurorisë të mos luante me parashikimet e tyre, ndryshe do të përballeshin me zemërimin popullor.

Po afroheshin Pashkët dhe vendi (bashkë me njerëzit) e meritonte një shi (dush) të mirë.

Continue Reading

Aktualitet

Rënia e euros/ Këmbehet me 100 lekë, goditja më e madhe që nga korriku i vitit të kaluar

Që nga data 23 prill, 1 euro po këmbehet mesatarisht në nivelin e 100 lekëve. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se monedha evropiane është në pikën më të ulët në historikun e këmbimit që nga korriku i vitit të kaluar, atëherë kur ishte edhe piku i sezonit turistik.

Në atë periudhë Banka e Shqipërisë vendosi të ndërhyjë në treg duke rritur kufirin e blerjes së eurove si pjesë e operacioneve për të mbushur rezervat e saj valutore. Kjo solli menjëherë vlerësimin e së monedhës evropiane.

Por, pavarësisht faktit se Banka e Shqipërisë vendosi sërish ta mbajë të lartë kufirin e blerjes së monedhës evropiane gjatë këtij viti në 250 – 330 milionë euro, monedha kombëtare po shkon drejt thyerjes së barrierës psikologjike, ku 100 lek do të kushtojnë më shumë se 1 euro. Kjo po ndodh prej kohësh me dollarin, që vijon uljen në mënyrë të ndjeshme, aktualisht duke u këmbyer me 0.93 lek.

Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se leku i fortë ka ndihmuar në stabilizimin e inflacionit dhe çmimeve, duke marrë parasysh se dollari ndikon drejtpërdrejt tek çmimi i naftës dhe lëndëve të tjera të para, ndërsa euro tek importi i mallrave.

Në raportin e stabiliteti financiar për gjashtëmujorin e dytë Banka e Shqipërisë pranon se mbiçmimi i lekut është në përputhje të plotë me rritjen e konsiderueshme të prurjeve valutore nga turistët, ndërsa për herë të parë gjatë vitit të kaluar deficiti i llogarisë korrente ishte pozitiv; kjo do të thotë se më shumë euro mbetën në vend se dolën.

Ndërsa kjo po vijon edhe në tremujorin e parë të këtij viti ku më shumë se 1.5 milion turistë kanë ardhur në vend, me sezonalitetin e turizmi të shtrirë gjatë gjithë vitit.

Continue Reading

Aktualitet

VIDEO/ Mbetën të bllokuar në det, shpëtohen 11 turistë në Vlorë

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare kanë shpëtuar 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende të ndryshme, të cilëve ju rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det.

Pronari i mjetit lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë, ndërsa mjeti lundrues i tij u bllokua, pasi nuk ishte i pajisur me Çertifikatën e Operatorit Turistik Detar.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende të ndryshme, të cilëve ju rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det.

Pronari i mjetit lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë, ndërsa mjeti lundrues i tij u bllokua, pasi nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar.

Shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Vlorë, ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi përballë porit të Vlorës, mjeti i tij lundrues, kishte pësuar defekt në motor.

Continue Reading

Aktualitet

VIDEO/ Momentet e fundit të dy viktimave në Kurbin, zetori rrokulliset dhe…

Pamjet e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në 10 Prill në Fushë-Kuqe të Kurbinit janë publikuar duke shfaqur momentet e fundit të dy personave që mbetën të vrarë pas incidentit.

Siç duket edhe në video, zetori me të cilin udhëtonin 60-vjeçari Ismajl Ismaili dhe 21-vjeçari Gjin Muhaj, të dy banues në Mirditë, përmbyset dhe bie në kanal.

Nuk është e qartë se përse zetori ku ndodheshin dy viktimat është përmbysur duke sjellë edhe vdekjen e tyre, por dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin për një moment.

 

 

Të dy ishin nisur për të punuar tokën e 60-vjeçarit, i cili kishte punësuar të riun, por të dy humbën jetën pasi nuk kanë arritur të shpëtojnë pasi zetori i ka zënë poshtë.

Continue Reading

Aktualitet

Vrau një shqiptar në Gjermani dhe rrëmbeu një tjetër në Belgjikë, Interpol në kërkim të vrasësit turk me “armë të artë”

Gjermania në bashkëpunim me agjencinë ndërkombëtare të policisë Interpol, kanë shpallur në kërkim një vrasës 30-vjeçar të quajtur, Ferhat K. Ky i fundit është cilësuar si vrasësi me “armë të artë”, pasi përdor një pistoletë ari për vrasjet e tij. Ferhat K., i cili dyshohet se ishte vrasës i bandave të drogës dhe i qëllon viktimat e tij në kokë dhe penis, mendohet se është arratisur në Turqi.

Autoritetet gjermane pas nisjes së hetimeve për vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar Alonso Hysneli alias Reols Hysneli, trupi i të cilit u gjet pesë muaj më parë pranë qytetit Utersen, u vunë në ndjekje të Ferhat K. si autori kryesor i dyshuar

Shqiptari u qëllua me plumb në kokë dhe u ekzekutua si pasojë e një mosmarrëveshjeje për shpërndarjen e drogës në një bar nargjilesh të pashfrytëzuar. Raportohet se Ferhat K. ka rrëmbyer për herë të fundit një shqiptar në Belgjikë duke e qëlluar më pas, ndërkohë që viktima mezi ka shpëtuar pas disa operacioneve.

Në vitin 2016, ndërsa Ferhat K. donte të merrte të fejuarën e tij Aline P. nga një diskotekë, se ai ka plagosur lojtarin e skuadrës St. Paul, Armin B., duke e qëlluar në penis. Vrasësi me “armë të artë” të cilit në dosje i gjenden edhe precedentët penalë, është dënuar me 5.5 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë para vendimit ai u largua drejt Turqisë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING