Pinknews
Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, gazetarja denoncon rastin në pallatin e saj
Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të huaja, aktivistja Zhaklinë Lekatari ka treguar rastin në pallatin ku ajo banon, ku dyshohet se mund të ushtrohet prostitucioni.
Në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, Lekatari tha se dy katet e para të pallatit të saj janë hotel, i cili ka dy hyrje, një prej të cilave është nga pallati ku hyjnë edhe banorët.
Ajo tha se nuk mund të thotë nëse çiftet që shkojnë aty janë për të ushtruar prostitucioni apo për të kaluar natën në hotel se janë turistë apo një çift normal, por shtoi se shteti duhet të vendosë rregulla në mënyrë që prostitucioni të mos kthehet në një aktivit masiv, ku në vendin tonë është i paligjshëm.
“Në bllok ku unë banoj kati i parë dhe i dytë është kthyer në hotel ka dy hyrje dhe një e ka nga ku kalojmë ne banorët. Kur zotëria paguan taksën kujt t’ia denoncojmë rastin.
Nga një investigim, në faqen Euro Girls Escort, rezulton që në Shqipëri 1274 vajza janë të regjistruara në këtë platformë, nga këto 102 në Tiranë, 173 në Durrës e pjesa tjetër në qytete të tjera si Vlora e Shkodra.