Kosova
Esobar: Asociacioni do themelohet
‘Vendimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë do të implementohet’ – Kështu ka thënë emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë online të organizuar nga Këshilli Atlantik. Ai tha se ky është një nga obligimet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.
Escobar tha se shpreson që Qeveria e Kosovës ta shohë si mundësi dhe ka theksuar se në Europë ka modele që mundësojnë të drejta kolektive për pakicat.
Emisari ka theksuar edhe mbështetjen e SHBA-së për Kosovën, duke thënë se nuk ka asnjë vend në botë që e përkrah Kosovën më shumë se Amerika.Escobar ka folur edhe për marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat dhe rolin e SHBA-së në procesin e negociatave.
I pyetur nëse ka një afat që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marredhënieve, Escobar tha se do të ishte mirë që të arrihet “sa më shpejt”.
“Një konflikt i ngrirë nuk i përshtatet askujt”, tha Escobar