Connect with us

Kosova

EULEX – Nuk mund të ketë mosndëshkueshmëri për dhunuesit serb

Lars-Gunnar Wigemark, shef i Misionit EULEX në Kosovë, ka thënë se nuk mund të ketë mosndëshkueshmëri për dhunuesit kushdo qofshin ata, duke iu referuar arrestimeve të fundit të disa serbëve në Kosovë si të dyshuar për sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR’it, Policisë së Kosovës e punonjësve të mediave.

Ai u shpreh se është zotuar që EULEX’i do t’i monitorojë të gjitha rastet e arrestimeve të fundit, ato që institucionet e Kosovës i cilësojnë si luftë kundër krimit të organizuar.

Për më tepër, Wigemark, ka shpërfaqur edhe gjendjen në Veri të Kosovës. Teksa ka thene se atje operojnë grupe të armatosura serbe

“Një zgjidhje afatgjate mund të gjendet vetëm përmes dialogut. Kjo është parësore për Kosovën, Serbinë, për rajonin dhe për BE-në” – ka theksuar Shefi i EULEX’it

Advertisement