Connect with us

Sport

Euro 2024/ Mbyllet faza e 1/8, mësohet katër çiftet çerekfinaliste të Evropianit

Këtë të martë është mbyllur faza e 1/8 në Evropianin “Gjermani 2024”. Pas dueleve të fundit janë mësuar edhe tetë skuadra që do duelojnë në çerekfinale, teksa përballjet janë vërtet të forta.

Skuadrat çerekfinaliste: Spanja, Gjermania, Portugalia, Franca, Holanda, Turqia, Anglia, Zvicra

Ndërkohë që në çerekfinale janë katër duele. Gjithçka nis të premte në datën 5 korrik, ku në orën 18:00 luhet Spanjë – Gjermani. Përballja e Stuttgarit pa frikë mund të quhet si finale e parakohshme, ndërsa po atë ditë në orën 21:00 Portugalia luan me Francën në Hamburg.

Të shtunën e 6 korrikut në orën 18:00 luhet Angli – Zvicër në Dusseldorf, ndërsa në 21:00 përballen Holandë – Turqi në Berlin.

Ndeshjet çerekfinale të Euro 2024:

E premte, 5 korrik 2024

18:00 Spanjë – Gjermani

21:00 Portugali – Francë

E shtunë, 6 korrik 2024

18:00 Angli – Zvicër

21:00 Holandë – Turqi

Advertisement