Connect with us

Sport

EURO 2024/ Shqipëria mëson kundërshtarët, ja grupet

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mësuar kundërshtarët për kualifikueset e Europianit 2024 që do zhvillohet në Gjermani. Kuqezinjtë janë shortuar në grupin E, së bashku me Poloninë,  Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë. Kosova nga ana tjetër luan në grupin I me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Në Frankfurt, këtë mesditë fati ka qenë me kuqezinjtë që kanë një grup relativisht të lehtë duke ndezur shpresat për një kualiikim në finalet e Euro 2024. Nga ana tjetër, Kosova ka tre skuadra më të forta se veten. Me Zvicrën, Izraaelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Gjibraltarin, Dardanët do duhet të tregojnë cilësitë e duhura për të tentuar shansin.

Në 10 grupet e tjera të këtij eventi, ato B dhe C janë më të fortat, për vetë rezultatin që prodhuan goglat. Në Grupin B, Holanda luan me Francën, Republikën e Irlandës, Greqinë dhe Gjibraltarin, ndërsa në atë C, Italia gjen Anglinë, Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Maltën.

Në grupin A renditen Spanja, Skocia, Norvegjia, Gjeorgjia dhe Qipro. Portugalia është kokë grupi në grupin J, së bashku me Bosnjën, Islandën, Luksemburgun, Sllovakinë dhe Lihtenshtejnin.

Ndeshjet e fazës kualifikuese do të nisin në muajin mars dhe do të përfundojnë në nëntor 2023. Në përfundim të kualifikueseve, dhjetë skuadrat e renditura të parat në grupe së bashku me 10 vendet e dyta kualifikohen automatikisht për në fazën finale. Tre skuadrat e tjera pjesëmarrëse do të dalin nga faza play-off që do të zhvillohet në mars 2024.

Faza finale e Europianit, ku do të marrin pjesë 24 skuadra, do të zhvillohet nga 14 qershor deri më 14 korrik 2024 në Gjermani. Katër finalistët e UEFA Nations League e më konkretisht Holanda, Kroacia, Spanja dhe Italia, do të luajnë ndeshjet finale të këtij kompeticioni në qershor 2023.

Si pasojë, këto skuadra kanë vetëm tetë ditë ndeshjesh në dispozicion për fazën e grupeve të eliminatoreve dhe duhet të pozicionohen në grupe me pesë skuadra në këtë short.

Advertisement