Connect with us

Ekonomi

Euro ‘më e fortë’ përballë lekut shqiptar

Leku shqiptar është dobësuar përballë monedha të huaja. Viti 2023 ka sjellë një rimëkëmbje të monedhës europiane dhe dollarit amerikan kundrejt lekut. Tashmë euro po këmbehet me 114.23 lekë duke fituar gati 2 pikë në krahasim me fundit e vitit të kaluar.

Në javën e fundit të dhjetorit një euro u këmbye me 112.4 lekë duke prekur minimumin përgjatë vitit të shkuar .Ekspertë të këmbimit valutor por edhe vetë Banka e Shqipërisë e sqaronin këtë situatë me fluksin e lartë të eurove në treg, të sjella nga emigrantët për festat e fundvitit por edhe si pasojë e investimeve të huaja. Nivelin më të lartë për vitin 2022 euro e shënoi në fillim të marsit kur arriti në 127 lekë dhe që prej asaj kohë monedha e huaj ka parë luhatje të vazhdueshme.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve monedha europiane pritet të vijoj të forcohet kundrejt lekut shqiptar. Një euro e fortë është negative për qytetarët që kanë kredi në euro pasi do të paguajnë më shtrenjtë këstet.

Edhe dollari amerikan ka pësuar një forcim përballë lekut shqiptar.Tashmë një dollar po këmbehet me 107 lekë nga 106 që ishte para disa ditëve. Zhvlerësimi i lekut kundrejt euros dhe dollarit është negative për sa i përket ecurisë së inflacionit në vend. Kjo pasi Shqipëria pjesën më të madhe të produkteve ushqimore i importon dhe i blen në euro ndërsa karburantet blihen në dollar.

Advertisement