Biznes
Euro pëson tjetër rënie historike
Euro ka prekur një rekord të ri historik në këmbimin valutor me lekun. Banka e Shqipërisë këtë të hënë thekson se euro u këmbye sot me 116.32 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Ky zhvlerësim nisi papritur më datë 15 shtator dhe sipas ekspertëve u ndikua nga njëra prej bankave të mëdha të sistemit, që, me sa duket, ka kryer operacione të mëdha në blerje të euros.
Dollari shënoi të hënën vlerën prej 120.12 lekësh. Kjo është vlera më e lartë që monedha amerikane shënon në kursin kundrejt lekut që prej majit të vitit 2017. Dollari amerikan po forcohet gjithnjë e më shumë në tregjet ndërkombëtare dhe sidomos kursi i tij kundrejt euros reflektohet edhe në kursin me lekun.