Connect with us

Aktualitet

Europa bëhet gati për acar, ulje e ndjeshme e temperaturave në të gjithë kontinentin pas 12 janarit

Një pjesë e madhe e Europës do të përfshihet nga ngricat siberiane. Meteorologët italianë paralajmërojnë se mesi i janarit pritet ta gjejë Kontinentin e Vjetër, përfshirë këtu edhe Ballkanin, të veshur me një pelerinë anticiklonike të ftohtë.

Temperaturat e buta do t’ia lenë vendin ngricave, megjithatë mbetet e paqartë nëse këto masa ajrore do të jenë kalimtare apo do të zgjasin në kohë.

Bora e dendur ka përfshirë gjatë natës Anglinë dhe Uellsin, ndërsa autoritetet paralajmërojnë shoferët të kenë kujdes për shkak të ngricave në rrugë.

Disa aeroporte kanë mbyllur përkohësisht pistat, përfshirë Aeroportin e Mançesterit, të Liverpulit dhe të Birminghamit. Gjatë të dielës, priten vonesa apo anulime edhe të trenave. Ndërsa, në Uells, një autobus humbi kontrollin dhe u përplas me një mur për shkak të borës dhe akullit, ndërsa paralajmërimet për motin e keq mbeten në fuqi në të gjithë vendin.

Advertisement