Aktualitet
Europa League/ Roma fiton 1-2 në Nice mes përleshjeve, Dinamo Zagreb e Betis sigurojnë tri pikë! Humbje për Feyenoord dhe Basel

Kompeticioni i dytë për nga rëndësia në nivel klubesh në Evropë, Europa League, zhvilloi të mërkurën nëntë ndeshjet e para për raundin e parë të fazës së ligës. Skuadra si Roma, Freiburg, Dinamo Zagreb, Braga apo Ludogorets shijuan tri pikët e para këtë edicion të ri.
Në stadiumin ‘Allianz Riviera’, vendasit e Nice nuk mundën të merrnin një pikë para tifozëve të vet, duke u mposhtur 1-2 nga Roma. Dueli u karakterizua nga përleshje mes dy tifozerive jashtë stadiumit, përpara nisjes së sfidës. Edhe të martën pati përleshje në qytet, me policinë që arrestoi 102 tifozë të Romës. Në fushë, pjesa e parë u mbyll pa gola. Roma reagoi mirë në fraksionin e dytë dhe Ndicka e Mancini në minutat 52 dhe 55 shënuan golat që i dhanë tri pikë verdhekuqve. Për Nice Moffi në minutën e 77-të shkurtoi nga pika e bardhë e 11 metërshit. Këtë herë ‘bomberin’ te Roma e bënë dy qendërmbrojtësit.
Në ‘Maksimir’, Dinamo Zagreb fitoi 3-1 në shtëpi kundër Fenerbahces. Turqit, paçka se shkarkuan katër javë më parë Jose Mourinhon nga stoli, ende nuk e kanë marrë veten. Beljo kaloi Dinamon në epërsi, ndërsa Szymanski mbylli 1-1 pjesën e parë. Sërish Beljo në minutën e 50-të shënoi për vendasit, kjo pas pasimit final të Arbër Hoxhës. Në fund Bakrar “vuloi” shifrat për 3-1.
Pas përballjeve të para, Dinamo Zagreb, Midtjylland, Roma, Ludogorets, Freiburg dhe Braga kanë nga tre pikë.
Europa League, raundi 1 – E mërkurë, 24 shtator 2025:
Midtjylland 2-0 Sturm Graz
PAOK 0-0 Macabi Tel Aviv
Betis 2-2 Nottingham
Braga 1-0 Feyenoord
Crvena zvezda 1-1 Celtic
Dinamo Zagreb 3-1 Fenerbahce
Freiburg 2-1 Basel
Malmo FF 1-2 Ludogorets
Nice 1-2 Roma
Renditja:

