Connect with us

Bota

Europa mbulohet nga bora dhe ngricat

Bora ka mbërritur deri dhe në ishullin iberik Majorca, më e bollshmja në 5 vitet e fundit. Pra, në një nga zonat më të ngrohta të Mesdheut, temperaturat ranë nën minus 2.4 gradë Celsius.

Në Itali disa rajone janë në alarm për shkak të një vale të ftohti ekstrem me reshje të bollshme bore dhe erëra polare. Rajoni i Marche dhe pjesë të Emilia Romagna janë në alarm të vazhdueshëm portokalli për të treguar se kushtet e pafavorshme të motit paraqesin rrezik për njerëzit.

Një stuhi dëbore ka penguar trafikun në autostradat sllovene dhe ka lënë përkohësisht disa zona të vendit pa energji elektrike. Në Kroaci, bora dhe era e veriut shkaktuan probleme trafiku në bregdetin e Adriatikut. Shumë ishuj dalmat janë izoluar nga kontinenti për shkak të pamundësisë së funksionimit të trageteve.

Ka patur ndërprerje të energjisë elektrike, rrugë dhe shkolla të mbyllura në Carinthia të Austrisë pas borës së madhe, teksa mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike. Reshjet e jashtëzakonshme të borës kanë shtuar rrezikun e ortekëve, megjithatë masa e borës është ndihmë për skiatorët që të shijojnë pistat deri në Pashkë.

Advertisement