Aktualitet
Europa në “dorën” e thatësirës, studiuesit:Shumë ujëra nëntokësore po humbasin
Observatorit Evropian të Thatësirës, në të dhënat e fundit të tij thekson se më shumë se një e treta e kontinentit është aktualisht nën një paralajmërim thatësire, me 10% që përjetojnë thatësirë të rëndë.Sipas studimit Evropa ka një problem me ujin. Rritja e temperaturave nënkupton që bora e saj po shkrihet, lumenjtë po pakësohen, kanalet po thahen dhe thatësirat ndëshkuese vazhdojnë.Ndër të tjera në artikull thuhet se kjo është një formë e ashpër e thatësirës që ka vijuar që nga viti 2018 dhe është vlerësuar se humbja totale e ujit në të gjithë Evropën është rreth 84 miliardë tonë në vit.
Në një studim të zhvilluar së fundmi nga një universitet në Austri sugjeroi se Evropa tani po humb rregullisht shumë më tepër ujëra nëntokësore sesa po zëvendësohet nga reshjet.Torsten Mayer-Gürr, i cili është një nga autorët e studimit, tha: “Disa vite më parë, nuk do ta kisha imagjinuar kurrë që uji do të ishte një problem këtu në Evropë… Tani duket se ne mund të përballemi me probleme.”Në pjesë të Francës dhe në pjesën më të madhe të Spanjës, kufizimet e ujit janë në fuqi. Ndërkohë gjatë muajit prill, kur temperaturat në Spanjën jugore arritën një rekord prej 40 gradë Celsius, kryeministri Pedro Sanchez i tha parlamentit: “Qeveria e Spanjës dhe unë jemi të vetëdijshëm se debati rreth thatësirës do të jetë një nga debatet qendrore politike dhe territoriale të vendit tonë mbi vitet e ardhshme”.
Nga ana tjetër presidenti i Francës Emanuel Macron ka nisur një plan për krizën e ujit këtë vit për të ruajtur burimin e çmuar, pasi një dimër jashtëzakonisht i thatë pas thatësirës më të madhe të regjistruar në vend i la rezervuarët e tij 80% nën nivelet normale në fillim të marsit.Në një fjalim ai paralajmëroi se ndryshimi i klimës kërcënoi “fundin e bollëkut të tokës dhe materialeve duke përfshirë ujin”.Situata po shkakton konflikt, me ambientalistët francezë që së fundmi u përleshën me policinë mbi planet për të ndërtuar rezervuarë të mëdhenj për të ndihmuar bizneset tregtare bujqësore të mbajnë gjallë të korrat.
Në Portugali, thatësira është përhapur në 90% të kontinentit, duke bërë që qeveria të kërkojë ndihmën e BE-së për fermerët në vështirësi.Në Gjermani qeveria është aq e shqetësuar për sigurinë e ujit për ekonominë më të madhe të Evropës, saqë ka zhvilluar një strategji kombëtare për ujin për herë të parë.“Pasojat e krizës klimatike për njerëzit dhe natyrën po na detyrojnë të veprojmë”, tha në një deklaratë Ministrja e Mjedisit Steffi Lemke.
Ndërkohë zyra Kombëtare e Auditimit ka parashikuar se do të na duhen 4 miliardë shtesë në ditë deri në vitin 2050 për të kundërshtuar rrezikun në rritje të thatësirës nga ndryshimet klimatike.Roli i ndryshimeve klimatike në të gjitha këto është i rëndësishëm. Ndëkaq shumë pjesë të Evropës kanë përjetuar gjithmonë cikle natyrore të thatësirës, por ndryshimi i klimës është një forcë që po i bën gjërat shumë më keq.Në përgjithësi temperaturat më të larta do të thotë se ka më shumë avullim nga toka, lumenjtë dhe liqenet, duke reduktuar ujin e disponueshëm.Shkencëtarët gjithashtu theksojnë se ndryshimi i klimës po i bën ngjarjet ekstreme si valët e të nxehtit më të mundshme, më intensive dhe më të gjata në kohëzgjatje.