fbpx
NTV
No Result
View All Result
19/01/2021 , 12:12
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
19/01/2021 , 12:12
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Europë – Hakerët vjedhin të dhënat e vaksinës

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania partnere gjermane BioNTech njoftuan të mërkurën se dokumenta që kanë të bëjnë me zhvillimin e vaksinës për COVID-19 ishin marrë në mënyrë të paligjshme gjatë një sulmi kibernetik ndaj agjencisë rregullatore evropiane

by Cuci
10/12/2020 , 9:52
0 0
Europë – Hakerët vjedhin të dhënat e vaksinës
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania partnere gjermane BioNTech njoftuan të mërkurën se dokumenta që kanë të bëjnë me zhvillimin e vaksinës për COVID-19 ishin marrë në mënyrë të paligjshme gjatë një sulmi kibernetik ndaj agjencisë rregullatore evropiane.

Agjencia Evropiane për Mjekimet (EMA), e cila vlerëson ilaçet dhe vaksinat për Bashkimin Evropian, tha disa orë më parë se ishte bërë objekt i një sulmi kibernetik, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech thanë se nuk besojnë të jenë kompromentuar të dhënat personale të pjesëmarrësve në prova dhe se EMA “ka ofruar garanci se sulmi nuk do të ndikojë tek koha për dhënien e vlerësimit për vaksinën”.

Nuk ishte menjëherë e qartë se kur ose si ndodhi sulmi, kush ishte përgjegjës ose çfarë informacioni tjetër mund të ishte komprometuar.

Të dyja kompanitë thanë se ishin informuar nga EMA “se agjencia i është nënshtruar një sulmi kibernetik dhe se disa dokumente në lidhje me dokumentacionin rregullator për vaksinën kandidate të Pfizer dhe BioNTech për COVID-19 … ishin marrë në mënyrë të paligjshme”.

Ata shtuan se “asnjë sistem i BioNTech ose Pfizer nuk është dëmtuar në lidhje me këtë incident dhe ne nuk jemi në dijeni që ndonjë pjesëmarrës i studimit të jetë identifikuar përmes të dhënave të marra”.

Një zëdhënëse e BioNTech nuk pranoi të komentojë më tej. Kompania Pfizer nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për komente të mëtejshme.

Vaksina Pfizer-BioNTech është ndër pretendentët kryesorë në një garë globale për të mposhtur COVID-19. Ajo tashmë po jepet në Britani, e cila javën e kaluar miratoi vaksinën për përdorim emergjent.

Por vaksina është ende duke u studiuar nga Bashkimi Evropian. EMA ka thënë se do ta përfundojë shqyrtimin e saj deri më 29 dhjetor, megjithëse ka thënë se kjo mund të ndryshojë.

Deklarata e EMA-s jep pak detaje rreth sulmit, duke thënë vetëm se ajo po hetonte me ndihmën e organeve të zbatimit të ligjit.

“EMA nuk mund të japë detaje shtesë ndërsa hetimi është duke vazhduar. Informacione të mëtejshme do të bëhen të disponueshme në kohën e duhur”, tha agjencia në një deklaratë.

Përpjekjet e piraterisë kibernetike kundër institucioneve të kujdesit shëndetësor dhe mjekësor janë intensifikuar gjatë pandemisë COVID-19 ndërsa sulmuesit, duke filluar nga spiunët e mbështetur nga shteti dhe deri te kriminelët kibernetikë, përpiqen të marrin informacion.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar më parë në lidhje me akuzat se hakera të lidhur me Korenë e Veriut, Korenë e Jugut, Iranin, Vietnamin, Kinën dhe Rusinë janë përpjekur në raste të veçanta të vjedhin informacione në lidhje me virusin dhe kurat e mundshme.

Agjencia Reuters ka dokumentuar se fushatat e spiunazhit kishin në shënjestër një mori kompanish farmaceutike dhe të zhvillimit të vaksinave duke përfshirë Gilead, Johnson & Johnson, Novavax dhe Moderna. Agjencitë rregullatore dhe organizatat ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu janë sulmuar vazhdimisht.

Vjedhja e informacionit rreth mënyrës së prodhimit të një vaksine fituese dhe efektive – apo edhe thjesht mbledhjes së informacionit rreth mënyrës se si ajo do të shpërndahet – do të ishte thesar informacioni për shërbimet e zbulimit ndërsa bota lufton me një nga pandemitë më të dëmshme që mund të mbahet mend.

Virusi i rrugëve të frymëmarrjes, i cili u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019, ka infektuar më shumë se 68 milionë njerëz në të gjithë botën, sipas një përllogaritjeje të agjencisë Reuters. Më shumë se 1.5 milion njerëz kanë vdekur.

Related Posts

Demokratët ultimatum për Zëvendëspresidentin: Shkarko Trump!
Bota

FOTO – 10 momente epike gjatë presidencës së Donald Trump, duke filluar nga xhaketa e përfolur me zonjës së parë deri te protestat e 6 janarit

19/01/2021 , 11:22
Ivanka Trump kundër të atit – Do të marrë pjesë në inaugurimin e Joe Biden si president më 20 janar
Bota

SHBA – Çfarë ndodh nëse një president nuk largohet?

19/01/2021 , 11:05
Rritja e rrogës për arsimtarët në varësi të pozicionit që kanë/ Zbulohet grafika, ja si do të llogaritet
Bota

Rritja e rrogës për arsimtarët në varësi të pozicionit që kanë/ Zbulohet grafika, ja si do të llogaritet

19/01/2021 , 10:11

Recent Posts

  • Marrëdhëniet Biznes-Shtet-Konsumator tërësisht online/ Rama: Na duhet edhe një mandat për ta përfunduar dhe parë rezultate
  • Një muze në shtëpinë e Dritëroit/ E bija: Po zbraz studion-bibliotekë të tij! Me shumë dhimbje do t’u them lamtumirë këtyre…
  • Krem Çokollatë – Si Ta Përgatisni në Shtëpi për 15 Minuta
  • Kukës/ Aksidentoi të miturin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, policia jep detajet
  • Përplasja/ Murinjo “kërcënon” Bejlin: Do qëndrosh këtu, apo do shkosh te Reali ku nuk luan?

Kategorite

  • Aktualitet (1,162)
  • Bota (1,285)
  • Ekonomi (194)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (90)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (196)
  • Kronike (287)
  • Kulture (45)
  • LAJMI I FUNDIT (57)
  • Lifestyle (462)
  • MEMORIE (13)
  • Moti (92)
  • OPINION (37)
  • Pinknews (638)
  • Politike (358)
  • Rajon (114)
  • REAGIM (76)
  • Shendeti (305)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (55)
  • Sport (287)
  • Videonews (275)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!