Connect with us

Sport

EUROPIANI/ Nisën pazaret me Spanjën, kush do ti hap shalët…

Nga Artan Fuga

Spanja nuk po njeh Kosovën, ca thonë se do të na lejë ne të fitojmë meqë do të dojë të eliminojë italinë nga kualifikimi!

Ja, nisëm ne nga shpirti i matrapazllikut, i negociimit të rezultateve, nga allishverishet!

Lërini mo djemtë të luajnë në të drejtë të Zotit pa këto kalkulime kioskash pazari, se në vend të fitojnë do pyesin veten : Ore kur do bëjë sikur hap shalët mbrojtësi spanjoll që ndonjë nga tanët ta fusi topin në rrjetë!

Lërini mo të luajnë si dinë!

Po fituan janë skuadër europiane, po nuk fitiuan le të kthehen me një pikë në shtëpi, përsëri bravo ju qoftë, dhe ne shtrijmë këmbët sa kemi jorganin, si skuadër ballkanike.

Kaq e thjeshtë është llogaria! Por, të vjen keq që ca nëpër sallone televizionesh analizojnë jo kush uli kokën, jo kush hapi këmbët, jo kush vajti te tifozët, jo kjo jo ajo!

Advertisement