Pinknews
FaceApp/ Arjola reagon dhunshëm
Përveç jetës personale, aktorja shqiptare, Arjola Demiri komentohet mjaft shumë edhe për pamjen e saj.
Shpesh nga ndjekësit në “Instagram”, ajo është kritikuar për paraqitjet e saja.
Njëjtë ndodhi edhe së fundmi ku një ndjekëse e akuzoi se ka përdorur aplikacionin “FaceApp” në një foto.
“Na hapën barkun duke përdorur FaceApp nuk po i njohim më”, shkroi ndjekësja.
Ndërsa nuk mungoi edhe përgjigja e Ariolës.
“Shpresoj të bëheni më mirë nga barku zonjë, me FaceApp që është në xhiro do kesh shpërthime “dijarretike” gjithmonë”, iu përgjigj aktorja.