OPINION
Fact-checkingu i incineratorit
Lulezim Basha ka akuzuar publikisht qeverine se do t’i jape 430 milione euro koncesionit te incineratorit ne Tirane. Kjo akuze ju nenshtrua nje fact checking-u ne emisionin investigativ Top Story.
Sipas investigimit, kjo akuze eshte nje mashtrim i madh. Ne dokumentar ilustrohej me tabele se ne Tirane depozitohen 800 tone mbetje ne dite. Per cdo ton, koncesionari perfiton 29 euro te ardhura. Kjo, ilustrohej ne investigim, do te thote se ne nje vit koncesioni do te kete rreth 8.4 milione euro te ardhura, ndersa per te gjithe periudhen 30 vjecare, te ardhurat totale qe perfiton kompania koncesionare do te jene 254 milione euro.
Nga keto te ardhura investigimi, ka zbritur 125 milione euro kosto per ndertimin e incineratorit dhe 90 milione euro te tjera shpenzime administrative dhe mirembajtje, duke dale ne perfundimin se fitimi i kompanise koncesionare do te jete rreth 30-50 milione euro per te gjithe jetegjatesine e koncesionit. Permes ketyre llogarive, dokumentari investigativ rrezonte keshtu akuzat e Lulezim Bashes se incineratori do te marre 430 milione euro.
Ne fakt, kjo llogari eshte e cunguar dhe ka pasaktesi.
Pasaktesia e pare shume e madhe, qendron ne faktin se jane llogaritur si te ardhura totale per koncesionarin vetem te ardhurat qe ai perfiton nga tarifa 29 euro per cdo ton mbetje qe depozitohet ne Sharre. Por pyetja qe shtrohet natyrshem eshte cfare ben nje incinerator dhe per cfare sherben investimi 128 milione euro per ndertimin e tij?
Pergjigja eshte shume e thjeshte. Incineratori djeg mbetjet dhe prej tyre prodhon energji. Kjo energji shitet duke sjelle te tjera te ardhura. Sipas studimit te fizibilitetit, te perpiluar nga vete kompania koncesionare, ne te gjithe jetegjatesine e kontrates, incineratori do te prodhoje 19 milione MW energji elektrike. Nga shitja e kesaj energjie, kompania do te arketoje 133 milione euro te ardhura. Pra 254 milione euro nga tarifa e depozitimit te mbetjeve plus 133 milione euro te tjera bejne 387 milione euro te ardhura per koncesionarin.
Pasaktesia e dyte eshte supozimi se sasia e mbetjeve qe depozitohen ne Sharre do te qendroje e njejte per 30 vitet e ardhshme, pra 800 tone ne dite. Por Tirana rritet dhe po keshtu edhe sasia e mbetjeve.
Ne fakt, kur u dha kontrata koncesionare, vetem dy vjet me pare, sasia e mbetjeve ditore ne Tirane ishte sipas vete studimit te fizibilitetit te kompanise, 700 tone ne dite. Sot ne vetem dy vjet shifra ka kercyer ne 800 tone ne dite ose rreth 14 per qind me shume. Ne 30 vjet sasia do te rritet edhe shume me teper dhe me nje formule pak komplekse ne exel, gjen se kjo rritje do te gjeneroje dhjetra milione euro te tjera te ardhura mbi nivelin 254 milione euro qe llogarit investigimi.
Pasaktesia e trete lidhet me te ardhurat nga depozitimi i dherave te ndertimit. Sot cdo ton dhe i gerrmuar ne Tirane, depozitohet me detyrim ne Sharre. Per kete ndertuesit paguajne 480 leke per ton. Ky eshte nje biznes shume i madh, i cili sjell miliona euro shtese per koncesionarin.
Se fundmi, ne llogaritje eshte harruar edhe nje burim shume i rendesishem te ardhurash. Shitja e skrapit. Sipas vete llogarive qe kompania koncesionare ka bere ne studimin e fizibilitetit per 30 vjet ajo do te perfitoje 78 milione euro nga shitja e skrapit.
Nese shton te gjithe keto flukse te ardhurash, atehere del se te ardhurat totale qe do te perfitoje kompania koncesionare nuk jane 254 milione euro, por te pakten 2 here me shume. Dhe kjo llogari nuk mban parasysh indeksimin e mundshem nga inflacioni, te drejte qe kompanose i eshte dhene ne kontraten koncesionare dhe qe sipas KLSH-se mund te sjelle 80 milione euro te tjera shtese.
Incineratori eshte nje biznes shume i madh. Shume me i madh se 254 milione euro dhe madje edhe me i madh edhe se sa thote zoti Basha. Kjo eshte arsyeja se pse politika dhe media po perleshen per te shtene ne dore sa me shume nga biznesi i plehrave.