Aktualitet
Fadromat e IKMT-së zbarkojnë në Dridhames, shembet objekti që ishte jashtë lejes ndërtimore

Ekipet e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe efektivë të Policisë së Shtetit kanë zbarkuar mëngjesin e kësaj të mërkure në një ndër më të lakmuarat në bregdetin jonian. Bëhet fjalë për zonën e Drimadhes, ku në fokus ishte shembja e një objekti pa leje.
Zbatuesit e ligjit vendosën perimetër sigurie në ambientet e jashtme të biznesit, të cilët mësohet se kanë njoftuar pronarin e subjektit, se ndërhyrja është pjesë e aksionit të qeverisë kundër ndërtimeve të paligjshme në zonat bregdetare. Objekti në fjalë është një ambient të jashtëm të kompleksit “Ambel Beach”, pranë zonës së plazhit. Sipas IKMT, objekti ka dalë jashtë lejes së parashikuar.

