Connect with us

Kosova

FAKE NEWS nga Serbia/ NATO përgënjeshtron Beogradin: Nuk lëvizim nga Kosova

Në një intervistë që ka dhënë për Kosovo Online në Bruksel, Radmila Shekerinska ka deklaruar se pretendimet se SHBA-të do të tërhiqen nga KFOR-i kanë rezultuar të rreme. Lidhur me pretendimet e përfaqësuesit të Qeverisë së Kosovës se Serbia mund ta sulmojë Kosovën, ajo theksoi se ka retorikë që ndonjëherë mund të jetë shqetësuese.

Shekerinska së fundi u takua me përfaqësuesin e ri special të BE-së, Peter Sorensen, ku temë kryesore ishte dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, përkatësisht bashkëpunimi ndërmjet NATO-s dhe BE-së në këtë çështje.

“Ne kemi qenë të përkushtuar në rajon gjatë dekadave të fundit dhe pikërisht për shkak të çështjes së dialogut, u takova me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun në Beograd dhe Prishtinë për të diskutuar fushat ku NATO dhe BE mund të bashkëpunojnë edhe më mirë. Roli ynë është shumë i qartë, ne kemi misionin më të madh dhe më të gjatë – KFOR-in, i cili duhet t’i bindë të gjithë se vetëm zgjidhja e duhur politike për problemet mund të kontribuojë per paqe dhe siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe ne jemi shumë të përkushtuar për këtë. Kjo u konfirmua dhe në takimin ministror në Bruksel”, tha Shekerinska.

E pyetur se si e sheh ajo situatën e sigurisë në Kosovë, veçanërisht kur merren parasysh pretendimet e zyrtarëve të Kosovës se Serbia mund të sulmojë Kosovën, Shekerinska u shpreh:

“Ju e dini, ne kemi retorikë që ndonjëherë mund të jetë shqetësuese, por kemi pasur një përkeqësim të situatës kur u sulmua edhe personeli i KFOR-it. Prandaj së fundmi përforcuam KFOR-in dhe të gjithë aleatët thanë se mbeten të përkushtuar. Patrullat tona në linjë, janë shumë të rëndësishme, e kemi shtuar praninë tonë sidomos në veri dhe kjo është parë si një sinjal inkurajues për qytetarët. Dialogu politik është rruga e duhur dhe nuk ka zgjidhje të thjeshta ushtarake.

Prandaj ne besojmë se të dyja palët duhet ta përdorin dialogun dhe t’i qasen me mirëbesim, por edhe të zbatojnë marrëveshjet e dakorduara deri më tani”, theksoi Shekerinska.

E pyetur se gjate kesaj periudhe është folur shumë për faktin se administrata e re amerikane mund të tërheqë trupat amerikane nga KFOR-i, porse se fundmi ne Bruksel Sekretari i Shtetit i NATO-s Mark Rubio deklaroi se Uashingtoni mbetet i përkushtuar ndaj NATO-s, zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska deklaroi: –

“Ka pasur insinuata që kane rezultuar të rreme. Është e rëndësishme që Aleanca tregoi përkushtim ndaj misionit te saj ne Kosove, dhe aleatët dërguan së fundi më shumë trupa atje. Askush nuk duhet të dyshojë në përkushtimin dhe vendosmërinë e Aleancës”

Ajo theksoi gjithashtu se një numër i madh i vendeve të Ballkanit, si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor tashmë janë në NATO.

“Maqedonia e Veriut ishte e fundit që u bashkua dhe ne gjithmonë e kemi parë anëtarësimin në Aleancë si investim në siguri. Natyrisht, secili vend duhet të marrë vendimin e tij nëse do të anëtarësohet në Aleancë dhe ne e respektojmë këtë”, potencoi zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s

 

Advertisement