Connect with us

Aktualitet

Familjarët e viktimave në proces, avokati: Arritje pas një lufte

Pas vendimit të GJKKO për të pranuar familjarët e viktimave në procesin e çështjes së Gërdecit, avokati i familjes Durda në një komunikim në një komunikim për mediat tha se ishte një arritje pas një lufte të gjatë.

Avokati: Historia e pjesëmarrjes së familjarëve të viktimave është një luftë shumë e  gjatë. Ka qenë shumë e vështirë të ndryshohej që të arrinte kjo pikë e sotme,. Pra të jenë krah për krah me të gjitha palët e tjera. Numri është i madh, dhe ky ishte hapi më logjik që do të duhej të bënte gjykata. Ata kanë të drejta për të kërkuar çdo gjë që debatohet atje. Prova të reja në gjykim të shkurtuar nuk mund të paraqiten dot. Por në gjykim të zakonshëm çdo gjë mund të ndodhë. Interesi I familjarëve ka qenë për të zbardhur ngjarjen, vetëm e vërteta”.

Zamira Durda: Një fitore e vogël por këtë e kam kërkuar prej 2009. Provat janë publike. Djali im është vrasje, krim shtetëror nga Ministria e Mbrojtjes. Atje armatimet erdhën, urdhri ministrisë bëri vrasjen e djalit tim .

Advertisement