Politike
Familjet “Rama-Veliaj” në SPAK, kush kanos kë!!
Nga Basir Çollaku
Duket se dosja 1 miliard euroshe e inceneratorëve ka shërbyer si leje qeveritare për të vjedhur. Kjo çështje bëri edhe Strukturën e Posaçme të varur nga pushteti dhe ambasadat.
Në një prokurori të pavarur të pandehur do të ishin shumë ministra e zyrtarë të tjerë. Lista do të kryesohej nga Edi Rama Erion Veliaj dhe Agaçi. Ndonëse për Veliajn kemi akuzën më të rëndë për një funksionar publik, pastrim parash, fshehje pasurie, mosdeklarim pasurie, interesa me të tretët, “kolegët” nuk kanë këllqe veprimi.
Duke lejuar vajtjen e tij në zyrë e dhënë mundësi të dëmtojë tërësisht hetimin. Copëzimi i çështjes Elbasan, Fier, Tiranë, mosngritja e akuzës organizatë kriminale, është dështimi i Prokurorisë. Me dashje. Dhënia e bonusit nga Rama kompanisë fantazmë ndonëse ministrja e kishte lajmëruar për mosegzistencën, është tregues i qartë.
Arben Ahmetaj kishte refuzuar disa herë inceneratorin e Tiranës. Rama dhe Veliaj e kapërcyen dhe e sajuan. Hetimet e dosjeve të tjera në SPAK për vëllanë e bashkëshorten e Veliajt u bënë në kohë të përafërt me atë të vëllait Olsi Rama. Ndonëse prej tre vitesh ka ngecur disa dosje ku gjendet emri i kryeministrit si McGonigal e mjaft të tjera.
Po te dosja “Xibraka” ku prokurori i partisë përse u zgjodh Alfred Shehu?! Ai që tha të pavërteta publikisht për ngjarjen e Elbasanit për vrasjen e Xhuvanit, duke mohuar gjetjen e materialeve elektorale në makinën e të kërkuarve. Deklarim i rrëzuar në gjykatë. Në rastin Xibraka Shehu nxiton të provojë besimin për shpërblesën. Ripezullon hetimin për 45 vjeçarin sot 55 vjeçar!
Çfarë nuk bëri Shehu?!
A dërgoi letër porosi në Hanovëe SPAK? Sigurisht jo! Aty ku është fillesa e hetimeve. A kërkoi publikimin e fotos për të identifikuar të “panjohurin” dhe emra të tjerë të panjohur gjoja?!
A është frikë kjo se përgjigja sjell thellim hetimesh
SPAK po toleron Veliajn për arsyen e vetme se inceneratorët dhe 5D-ja dhe shumë kulla shumë katëshe në Tiranë kanë duart e Ramës nëpër dakortësi e firmosje. Veliaj kanos Ramën me rrëfim dhe anasjelltas. Ose ai ka rrëfyer diku dhe ajo dëshmi mund të mbërrijë në duart e lidhura të Strukturës së Posaçme.
Ku janë sot familjarët e Veliajt? Të ikur?! A ka dërguar kund letërporosi SPAK për të gjetur strehën e parave të inceneratorëve?! Ka pesë vite duke i kërkuar e nuk po i gjen?!?! Dokrra! Në të dy rastet kemi Prokurorë e Gjyqtarë përgjegjës të Strukturës të cilët mund të akuzohen për mosveprim, shpërdorim detyre dhe pengim të drejtësisë..Të dy kanosin njëri-tjetrin dhe së bashku SPAK-un.