Connect with us

Politike

“Farsa ra”-Reagimet e para nga opozita pas lirimit të Sali Berishës: Është radha jonë

Belind Këlliçi dhe Luan Baçi kanë qenë të parët që kanë reaguar nga radhët e opozitës pas heqjes së masës arrest me burg ndaj kreut të PD, Sali Berisha.

“Farsa ra!”, shkruan Belind Këlliçi, ndërsa shton: “Më në fund lirohet Kryetari i PD dhe Lideri i Opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha”.

“Berisha nuk mund të mbahet i burgosur”, ka shkruar Luan Baçi, ndërsa shton: “Është radha jonë”.

“Kryetari i Partisë Demokratike, lideri opozitës, profesor doktor Sali Berisha, nuk mund të mbahet i burgosur, më në fund i lirë dhe në betejë në drejtim të popullit opozitar deri në fitoren e plotë të Partisë Demokratike! Është radha jonë!”, mbyllet postimi i Baçit.

Sali Berishës ju hoq masa e arrestit të shtëpisë nga gjykata, ndërsa qëndronte i izoluar që prej 31 dhjetorit të vitit të kaluar.

Advertisement