Connect with us

Kronike

Fati i Kosovës varet nga ky shtet/ Sipas gjeneralit zviceran

Ish-komandanti i Kontingjentit të Zvicrës në Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR), Beat Eberle, në një analizë të publikuar në platformën për gjeopolitikë, ka shkruar mbi skenarët potencialë të luftës, teksa ka llogaritur Serbinë dhe Kosovën, duke u bazuar në statusin e rendit perëndimor dhe ngjyrimeve të reja në arkitekturën gjeopolitike.

“Gjasat që Serbia ta ri-integrojë Kosovën pa vendosjen e një force ushtarake është jashtëzakonisht e ulët. Rezultati i luftës në Ukrainë dhe pozita e Rusisë pas luftës mund të jenë vendimtare për të ardhmen e kësaj pjese të Ballkanit Perëndimor. Fati i Kosovës varet kryesisht nga sjellja e Serbisë” – ka shkruar gjenerali zviceran.

“Serbia pret të shohë rezultatin e luftës në Ukrainë dhe pozicionin e Rusisë pas luftës në Evropë. Serbia, nëse Rusia del e fortë nga lufta, mund të joshet dhe të intensifikojë presionet ndaj Kosovës, duke penguar në masë të madhe përparimin e Kosovës si një vend i pavarur që kërkon njohje të plotë ndërkombëtare” – theksoi ai, duke përmendur edhe disa probleme kyçe.

“Rrethanat e Kosovës janë komplekse dhe jo të krahasueshme midis Evropës Qendrore. Strukturat paralele, përhapja e krimit të organizuar, problemet e thella me pakicat etnike, ndikimi I huaj masiv , zonat e ndaluara për autoritetet shtetërore dhe varësia e vazhdueshme nga prania ndërkombëtare – të gjitha keto paraqesin një pamje të zymtë” – shtoi ndër të tjera Eberle.

Zgjerimi i harkut të krizës që shtrihet nga lufta midis Ukrainës dhe Rusisë e deri te konflikti midis Izraelit dhe Palestinës, ndikoi në mënyrë substanciale në ecurinë e procesit të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën kujdesin e Bashkimit Evropian, duke e gjetur veten nën hijen e sfidave më të rëndësishme të sigurisë për bashkësinë e organizuar ndërkombëtare. Për shumë vëzhgues të huaj e vendorë, perspektiva e rrëshqitjes drejt skajeve të krizës nuk mund të izolohet; teksa u krijohet mundësia lojtarëve lokalë serbë të lidhur me interesat ruse të zgjerojnë hijen kërcënuese dhe të provokojnë konflikte ndër-etnike, ndersa rreziku i ri-përshkallëzimit rri i varur mbi mbarë Ballkanin Perëndimor, i ngjeshur nga tensionet.

Advertisement