Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet ditën e sotme në orën 16:00 për të vendosur mbi shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej arrestimit të tij në 10 shkurt të këtij viti.

Anëtarët socialistë pritet të votojnë shkarkimin e Veliajt.


Ntv ka siguruar dokumentin e shkarkimit që është përgatitur për t’u miratuar në mbledhjen e sotme.

Më herët ka përfunduar edhe mbledhja e komisionit për Çështjet Ligjore të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u rrëzua kërkesa e Veliajt për të qenë prezent në mbledhjen e sotme.