Kosova
“Fatkeqësisht për Kurtin, e vërteta është pak më ndryshe”
Në një intervistë për Veçernji list, Albin Kurti ndër të tjera ka thënë se “në veri të Kosovës serbët atje kanë ditë të qeta dhe të mira sa herë që nuk ka urdhër nga Beogradi për dhunë. Vuçiç nuk dëshiron që ata të jetojnë më mirë, ai do vetëm të ushqejë tensione për destabilizim”
Por Marko Jakshiq, avokat nga Mitrovica Veriore, tregon për Danas se kjo është një tjetër gënjeshtër dhe manipulim i Kurtit, i cili ka për qëllim kryesisht opinionin në Perëndim.
“Gjatë gjithë kohës, me qëllim diskreditimin, ne serbëve të veriut të Kosovës na lidhin me rusët dhe grupin Wagner, na quan milici fashiste, ndërsa tani po mundohet të spinojë se si po ecim mirë në etnokracinë dhe okupimin e tij policor. Nëse ka baza dhe postblloqe të policisë speciale nga të gjitha anët, nëse është legjitime që kryetarët shqiptarë me mbështetjen e dy për qind të qytetarëve të menaxhojnë me forcë jetën e shumicës prej 98 për qind, nuk ka sesi serbët e veriut të jetojnë ditë të qeta” – deklaroi Jakshiç, sipas të cilit “Serbët në Kosovën e Kurtit, veçanërisht ata në veri, për momentin janë komuniteti më i kërcënuar në të gjithë Evropën dhe për këtë ai personalisht, së bashku me lëvizjen e tij nacionaliste fashiste Vetëvendosje, janë përgjegjësit, sepse qëkurse erdhi në pushtet, Albin Kurti po zbaton politikën e spastrimit etnik të serbëve”
Kurse politologu serb Ognjen Gogiq u shpreh se nuk është e lehtë të jesh pakicë kudo në Ballkan. Në të gjitha këto shtete që janë etnocentrike në thelb, pakicat ndihen të përjashtuara dhe margjinalizuara. Serbët e veriut të Kosovës nuk kanë as sensin bazë të sigurisë dhe stabilitetit. Atje gjërat duket se brenda natës mund të kthehen përmbys. Nuk mund ta planifikojnë jetën as për një javë